Futboll Sport

TRAJNERI I BRAZILIT/ Tite: Iu tregoj futbollistin më të mirë në historinë e futbollit!

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite, thotë se Lionel Messi nuk e meriton të quhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Në konferencën për shtyp para përballjes me Korenë e Jugut, Tite tha se legjenda Pele mbetet i pari në debatin e më të mirit në historinë e futbollit.

Sipas Tites, Messi është më i miri në kohën e sotme por nuk mund të krahasohet me Pelen, shkruan “Goal”.

“Pele është i pakrahasueshëm. Kushdo që dëshiron ta krahasojë Pelen me ndonjë sportist tjetër… e dini çfarë bëj unë? Unë e dëgjoj, por nuk i kushtoj vëmendje”, ka thënë Tite.

“Është sikur ai person të mos dijë për historinë e cilësisë së atij njeriu… ai futbollist ishte fenomenal.

“Dikur kam thënë që Messi është i jashtëzakonshëm për kreativitetin e tij në të tashmen. Kurse Pele është jashtë normales dhe unë nuk po e them këtë sepse ai është brazilian, por sepse tek ai nuk mund të gjesh defekt. Nëse dikush vjen te unë dhe fillon të bëjë krahasime ndërmjet Messit dhe Peles, për mua nuk është e besueshme”, përfundoi ai.

Related posts

ARTE MARCIALE/ Dorian Dokaj kampion në Kanada në peshën 84 kg (FOTO)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-INTER/ Ndeshja e parë për këto dy skuadra në “International Champions Cup” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TË REJA NË MERKATO/ Shumë klube në kërkim të “Demit” Lautaro, Barcelona në duel me…

Delo.autor

Leave a Comment