Futboll Sport

KOMBËTARJA E FEMRAVE/ Morina dhe Lufo njëzëri: Ndaj Skocisë japim maksimumin

Dy futbollistet e Kombëtares së femrave, Geldona Morina dhe Esi Lufo kanë folur për atmosferën në përfaqësuesen kuqezi para ndeshjes  ndaj Skocisë e cila zhvillohet më 8 nëntor.

Mesfushorja, Geldona Morina konfirmoi harmoninë që ka në kampin kuqezi duke theksuar se në këtë përballje do të luhet për të marrë maksimumin.

“Ka për të qenë një sfidë e vështirë ajo ndaj Skocisë, ne do të luftojmë për të bërë më të mirën. Për ne fitorja ndaj një kundërshtari të fortë si Skocia, matet edhe nga mënyra sesi luajmë apo prezantohemi në fushën e blertë.

Ndeshjen e fundit që kemi luajtur ndaj të njëjtit kundërshtar kemi humbur me rezultatin e ngushtë 2-1, ndonëse kemi humbur ne kemi bërë një paraqitje shumë të mirë atë sfidë. Unë dje jam bashkuar me skuadrën dhe atmosfera në ekip më duket e mirë, kështu ka qenë gjithmonë, ne kemi harmoni.

Me ardhjen e profesor Mirit ne jemi ndjerë shumë mirë, gjatë kësaj kohe që ai nuk ka qenë me ne, ne kemi luajtur edhe për të. Shpresojmë të marrim një rezultat të kënaqshëm në ndeshjen e radhës”, tha Morina.

 

Esi Lufo në fjalën e saj u shpreh:

“Ne si skuadër jemi të motivuara, dhe e vlerësojmë kundërshtarin, do të bëjmë maksimumin, që në këtë ndeshje të marrim një rezultat pozitiv. Sa i përket rezultatit, dëshiroj që më shumë t’ia lëmë fushës, por edhe një lojë e mirë do të ishte e kënaqshme për ne.

Për mua është hera e parë që grumbullohem me profesor Grimën, por kam dëgjuar nga vajzat fjalët më të mira, dhe atmosfera këtu është për tu admiruar. Tifozat duhet ta ndjejnë si detyrim që të na mbështesin, si vajza që jemi, përkrahja e tyre në shkallët e stadiumit është shumë motivuese, ndaj gjej rastin t’i ftoj”.

Related posts

PAS PERISIC LARGOHET NJË TJETËR LOJTAR “ZIKALTËR”/ Kryen vizitat mjekësore te skuadra e re…

Delo.autor

Ermir Lenjani në formacionin e javës në Zvicër

Q.Autor

Në dilemë për krahun e djathtë, Martinez: Shans unik, le t’i bëjmë belgët krenarë

Isa.Autor

Leave a Comment