Futboll Sport

SHERR NË FAMILJE ME PASURINË/ Reagon Maradona: Gjithçka timen do ta dhuroj kur të…

Diego Armando Maradona i është kundërpërgjigjur vajzës së tij e cila ditë më parë kishte shkruar në rrjetet sociale se babanë e saj “po e vrisnin nga brenda, pa e kuptuar”.

Kampioni i botës me Argjentinën në Meksikë 1986, iu përgjigj vajzës së tij, përmes një videoje që ai postoi në llogarinë e tij në Instagram.

Por Maradona konfirmoi se është “shumë i shëndetshëm” dhe se do ta dhuronte të gjithë pasurinë e tij kur të ndahej nga kjo jetë.

“Unë nuk po vdes. Fle në paqe, sepse jam duke punuar. Më dhemb shumë humbja me Estudiantes. Nuk e di se çfarë ka dashur të thoshte apo nënkuptonte Gianinna. E di që tani, ndërsa po plakesh, kujdeseni më shumë për ato që lini pas sesa për ato që jeni duke bërë. Dua t’u them të gjithëve se do ta dhuroj pasurinë. Gjithçka kam fituar në jetën time do ta fal. Por jo tani, sepse jam shumë i shëndetshëm”, ka thënë ai.

Maradona është në gjyq me Claudia Villafane, ish-gruan dhe nënën e dy vajzave të tij, Dalma dhe Gianinna, sepse ai e kishte mashtruar.

“Nëse keni kurajë për të ngarkuar një video në Instagramin tuaj duke folur për vajzën tonë, shpresoj që të keni kurajë edhe nesër për t’u paraqitur në gjykatë, sepse deri më tani nuk e keni bërë kurrë”, shkruante ish-bashkëshortja e Maradonës.

Aktualisht Maradona është trajner i Gimnasia La Platas.

Related posts

I KAM GJUNJËT “FLAKË”/ Hazard sqaron tifozët: Nuk do ta bëj më kurrë një gjë të tillë

Isa.Autor

BOTËRORI/ Franca kalon në çerekfinale, Mbappe i papërmbajtshëm ndaj Polonisë, Giroud thyen rekord

F.autor

Konfirmohet shifra rekord për Abazajn, transferimi më i shtrenjtë në kampionatin shqiptar

Q.Autor

Leave a Comment