Futboll Premier League Sport

Gerrard me post të ri, nuk do ta besoni çfarë thotë Klopp

Jurgen Klopp nuk i ka kursyer lëvdatat për ish-legjendën e Liverpool, Steven Gerrard, i cili pritet të nisë një aventurë të re si trajner, nën drejtimin e Rangers. Siç shkruan “Daily Mail”, ish-mesfushori i “The Reds” javën që vjen do të marrë drejtimin e klubit skocez. 37-vjeçari mësohet t’a ketë pranuar ofertën e drejtuesve të “The Gers” dhe në ditët në vijim pritet të bëhet prezantimi i tij. Tekniku gjerman i “Të kuqve”, pranoi se disa klube kanë shfaqur interes për t’i besuar skuadrën Gerrardit dhe se ky i fundit do t’i ofrojë mbështetjen e tij të plotë.

“Nuk jam i shqetësuar, sepse Steven ishte, është dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Liverpool. Kështu që, çfarëdo që ai të bëjë do t’a mbështesim. Nuk e di se si është situata për momenti dhe askush nuk më ka thënë diçka për këtë. Është e natyrshme që klubet shfaqin interes për të, ka një eksperiencë të madhe si lojtar dhe tani si menaxher. Mendoj që edhe unë po të kisha një klub do ta merrja atë. Steven është i mirë. Ka qenë i shkëlqyer. Do të kisha dashur shumë që të punoja me një lojtar si ai. Kur u takuam për herë të parë, bëmë një bisedë të mirë dhe është rritur shumë që nga atëherë. Donte t’a mësonte dhe ëntë punën, dhe ai e bëri këtë. Ka shumë lojtar të mirë rreth vetës, kështu që është një fillim shumë i mirë. Nëse ai mendon se është gati, ai është gati. Do të isha i lumtur për të dhe do ta mbështes. Edhe sikur të jetë trajner i Everton apo Manchester United unë do t’a ndihmoj atë”- përfundoi Klopp.

Gerrard momentalisht është trajner i moshave në akademinë e Liverpool dhe pritet të marrë postin e trajnerit tek Rangers në vend të Graeme Murty, i cili ka marrë drejtimin e ekipit përkohësisht pas shkarkimit të Pedro Caixinha.

Related posts

“PARA DERBIT NUK E BESONIM KURRË QË DO TË DILNIM KAMPIONË”/ Albi Doka: Në Shqipëri luaj vetëm për Tiranën

Delo.autor

“GOAL”/ Njihuni me lojtarin më të mirë në botë, nuk do ta besoni ku renditet MESSI (LISTA)

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Ronaldo zhbllokon sfidën ndaj Udineses me një “PREDHË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment