Futboll Sport

KUPA LIBERTADORES SJELL KAOS NË BRAZIL/ Tifozët e Flamengos përplasje të dhunshme me policinë (FOTO)

Mijëra tifozë pushtuan ditën e dielë në mëngjes rrugët e Rio De Janiero në Brazil për të pritur skuadrën e Flamengo-s, e cila të shtunën fitoi Copa Libertadores me rezultatin 2-1 kundër Boca Juniors.

Turma u ekzaltua kur pas disa orësh mbërritën futbollistët me një autobus të hapur, por ajo që do të ndodhte disa çaste më vonë nuk ishte aspak e hijshme. Një grup tifozësh, të veshur me uniformën e ekipit nisën përplasjet me policinë, duke i qëlluar me gurë, shishe birre dhe sende të tjera.

Nga përplasjet pati edhe shumë policë të lënduar, por fatmirësisht çaste më vonë gjithçka u vendos në kontroll. Turma e madhe në qendrën historike të qytetit u mblodh pasi Flamengo kishte 38 vite që nuk fitonte Kupën Libertadoes.

Related posts

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Spalletti: Ky është trofeu i vetëm që mund të fitojë Interi

Delo.autor

PËRBALLJA ME KUKËSIN/ Kamza pa portier në stol, një talent nga akdemia pritet nga Gjoka

Isa.Autor

DYSHJA MESSI-GRIEZMANN “HERONJ” ME DOPIETË/ Barcelona mposht me “POKER” Granadën dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment