Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LENJANI SHKËLQEN PARA GRUMBULLIMIT/ Mesfushori shqiptar shënon një “perlë” me Sionin në Zvicër (VIDEO)

Ermir Lenjani është në listën me 26 lojtarët e thirrur për 2 ndeshjet e Kombëtares, atë kundër Andorrës dhe kundër Francës.

Ditën e sotme mbrojtësi i majtë, ka treguar se jo më kot është në listën e kombëtares, teksa ka shënuar gol në Zvicër. Sioni ku aktivizohet shqiptari, është duke luajtur me Zyrihun në transfertë, dhe kur duhen pak minuta nga mbyllja e pjesës së parë, miqtë janë në avantazh 2-1.

Ishte Zyrihu që kaloi i pari në avantazh në minutën e 3’ me Kramer, megjithatë Sioni gjeti forcat dhe barazuan me mesfushorin me origjinë kosovare, Bastien Toma në minutën e 8’.

Ishte pikërisht Lenjani, i cili në minutën e 13’, i vodhi mbrojtësit kundërshtar kohën, dhe shënoi duke kaloi ekipin e tij në avantazh.

Për më shumë shikoni golin e Lenjanit:

Related posts

Galliani kishte parashikuar gjithçka: E mbylla Gattuso-n në dhomë dhe ia thashë

Q.Autor

MOMENTI EPIK NGA SFIDA HAPËSE E “EURO 2020″/ Tifozi turk improvizon një palë mustaqe sipër maskës (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Juventus bën goditjen e parë në merkato, talenti francez vishet “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment