Futboll Premier League Sport

RIKTHEHEN TEK FITORJA NË KAMPIONAT/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Brighton në “Old Trafford”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për javën e 12-të.

Mançester Junajtid ka triumfuar në shtëpi ndaj Brajtonit me rezultatin 3-1, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat, pas humbjes ndaj Bërnemuthit një javë më parë. Ishte Andres Periera i cili kaloi në avantazh “Djajtë e Kuq”, teksa shënoi një gol me fat në minutën e 17’. Vetëm 2 minuta më vonë, miqtë shënuan një autogol, duke i dhënë Junajtid avantazhin e dyfishtë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me Brajtonin në sulm, të cilët gjetën golin në minutën e 64’, me Dunk. Në minutën e 66’, Rashford shënoi një gol shumë të bukur, pas një kundërsulmi vrastar të nisur nga Marsial.

Uolvesi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Aston Vilën, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund. Neves në minutën e 41’ dhe Jimenez në minutën e 84, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Uolvesit. Goli i mesfushorit Trezege në minutën e 92’, për Aston Vilën nuk kishte shumë vlerë, pasi vendasit e administruan mirë avantazhin.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

Related posts

HAPET “DRITA JESHILE” TEK TOTTENHAMI/ Sulmuesi rikthehet më herët në ekip nga parashikimi

Delo.autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ “Të Kuqtë” kalojnë në avantazh, shënon Firmino

Delo.autor

E pabesueshme në Gjermani. Skuadra në dhomën e zhveshjes, arbitri jep penallti (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment