Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet super sfida Juventus-Milan. Rezultati 1-0

Juventusi do të presë në shtëpi Milanin ditën e sotme duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Sernë A.

Në dhjetë ndeshjet e fundit të zhvilluara midis këtyre dy ekipeve në Serie A, bardhezinjtë regjistrojnë 9 fitore, ndaj 1 fitore të “Djallit”. Një sfidë shumë s e vështirë për kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli, të cilët po kalojnë një nga periudhat më të vështira në histori të klubit.

Juventusi do të kërkojë vetëm tre pikët nga kjo ndeshje, për të marrë sërish kreun e renditjes, i cili aktualisht mbahet nga Interi me 2 pikë më shumë. Nga ana tjetër Milani do të kërkojë të bëjë surprizën në Torino, për të treguar se pavarësisht formës së dobët që ata po kalojnë, përsëri fanella që ata mbajnë ka shumë vlerë.

 

LIVE/ Juventus – Milan 1-0

 

MINUTA 77/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Paulo Dybala.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 1/ Nis sfida

 

Formacionet zyratre:

Juventus: Shezni, Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro, Bentankur, Pjaniç, Matuidi, Bernardeski, Higuain dhe Ronaldo. Trajner: Mauricio Sarri.

Milani: Donaruma, Teo Hernandez, Romanjoli, Durate, Konti, Kruniç, Benaser, Paketa, Suso, Çalhanoglu dhe Piontek. Trajner: Stefano Pioli.

Related posts

INTERI GJEN PASARDHËSIN E ICARDIT/ Marotta kontakton rivalët e Serisë A, ja zëvendësuesi ideal

Delo.autor

SFIDA NDAJ VERONËS/ Trajneri Conte merr lajmin e keq, nuk do të jetë pjesë e grupit “Zikaltër” ylli…

Delo.autor

Liverpool mendon ti kthej “reston” Juventusit, me blerjen e Sami Kehdirës

Sadik.Autor

Leave a Comment