Futboll Sport

LUAN NË SKOCI/ Florian Kamberi tregon si zgjodhi Shqipërinë

Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Bekim Balaj dhe Rei Manaj do të kenë një rival shumë të fortë për një vend në formacionin e Kombëtares shqiptare, pasi Florian Kamberi ka pranuar të veshë fanellën kuqezi.

Kamberi ka mësuar se trajneri Reja e sheh atë si pjesë të rëndësishme të së ardhmes së Kombëtares.

Këtë e ka zbuluar vetë futbollisti në një intervistë të dhënë në Skoci, ku ka treguar ditët e tij si kuqezi, edhe pse nuk arriti të debutonte me Shqipërinë për shkak dokumentacioni.

Kamberi ka treguar se ai që e kishte bindur fillimisht kishte qenë Serxhio Porrini, asistenti i Rejas, i cili kishte shkuar ta takonte në Skoci, aty ku luan me Hibernian.

“Zëvendëstrajner te Shqipëria është Serxhio Porrini, i cili dikur luante me Rangers. Ai erdhi në ndeshjen e Hibernian ndaj Celtic, më pa duke luajtur dhe të nesërmen u takua me menaxherin dhe me babain tim. Kishim një bisedë të mirë, ata bënë të qartë se më dëshironin me të vërtetë pasi dëshironin të ndërtonin një ekip të ri dhe të fillonin një epokë të re. Unë dua të jem pjesë e rëndësishme e saj”, tha sulmuesi.

“Prania e Serxhios atje është e mirë pasi disa njerëz mendojnë se të luash në Skoci është e lehtë, por nuk është ashtu, është shumë e vështirë. Shumë njerëz njohin vetëm Celtic dhe Rangers dhe mendojnë se është e lehtë, por Serxhio e njeh kampionatin dhe klubet e tjera. Është diçka e mirë që sheh cilësinë tënde dhe dëshiron të punojë me ty. Të jesh pjesë e futbollit ndërkombëtar është motivim, kur të jepet shansi, është një privilegj”, deklaroi 24-vjeçari, i cili mbeti jashtë ndeshjeve të nëntorit për shkak se nuk mbërriti lejekalimi nga FIFA.

“Unë bëra gjithçka sa më përkiste për të qenë gati. Shkova atje dhe dëshiroja të bëja debutimin tim. Thjesht më duhet të bëj durim”, deklaroi ai.

Related posts

DZEMAIL ÇFARË KE LËNË/ Mediat rozë italiane “marrin flakë” nga Erjona Sulejmani (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Një SHQIPTAR i dërguar special nga UEFA për PSG-Liverpool (FOTO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E YLLIT SUEDEZ DREJT SERIE A/ Ja telefonata e Ibrahimovic me trajnerin e ekipit italian…

Delo.autor

Leave a Comment