Basketball Sport

Flamurtari e nis mbarë, mposht Tiranën në finalen e parë të play off-it

Flamurtari në basketboll për femra ka fituar 65-48 ndaj Tiranës në finalen e partë të play off-it luajtur sot pasdite në Vlorë, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Një fitore e merituar e ekipit vlonjat, që nuk zhgënjeu para fansave të tij, duke i nisur mbarë këto finale, ndërkohë që të mërkurën (2 maj) do të luhet sfida e dytë në “Asllan Rusi”. Fitorja e Flamurtarit kampion në fuqi u “ndërtua” në dy periodat e mesit të këtij takimi, kur vendaset përfituan nga një Tiranë jo shumë agresive në mbrojtje, duke lejuar vlonjatet të depërtojnë dhe të jenë më të sakta. Bardheblutë nuk dhanë atë që pritej në këtë sfidë, duke luajtur me hope.

Ndeshja është me shumë gabime në periodën e parë, skuadrat gabojnë si në gjuajtje ashtu dhe organizim, duke bërë që niveli të jetë i ulët, duke favorizuar bardheblutë, që udhëheqin 9-10 në mbyllje të çerekut të parë. Por në 10-mionutëshin e dytë është Flamurtari që ka frenat e lojës në dorë, duke qenë më i saktë në sulm, bën një presing në të gjithë fushën, duke u shkëputur gradualisht 21-18 dhe udhëheq 29-22 në në mbyllje të pjesës së parë.

Tirana duket e avashtë në lojën e saj, nuk ka fantazi në sulm dhe nuk mbron ashtu si duhet, duke i dhënë mundësi ekipit vlonjat që të shkëputet edhe më shumë në periodën e tretë, 49-32, një avantazh prej 17 pikësh që duket se ka vulosur fitoren e ekipit kampion. Në çerekun e fundit nuk ka asnjë surprizë, pasi basketbollistet e Flamurtarit e administrojnë mirë avantazhin, duke mos i dhënë Tiranës të rikuperojë shumë edhe pse mikeshat tentojnë deri në fund, por pa sukses. Flamurtari fiton 65-48 dhe shkon më e qetë në Tiranë për ndeshjen e dytë, aty ku Tiranës i duhet fitorja për të rikthyer ekuilibrat në këto finale.

Flamurtari – Tirana, 65-48 (9-10, 20-12, 20-10, 17-16)

Related posts

KËRKON TË THYEJË REKORDIN E IKONËS SË INTER/ Klubi “Zikaltër” gati t’i plotësojnë dëshirën liderit të skuadrës

Delo.autor

BOTA FLET GJUHËN E MESSIT! Argjentina shpallet kampione! Franca u dorëzohet penalltive

F.autor

FRANCË-FINLANDË/ Mbappe mungon në këtë ndeshje, starton në sulm Martial dhe Benzema (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment