Futboll Sport

INTERI PËRMIRËSON OFERTËN PËR LOOKMAN/ Nigeriani prioritet absolut

Në më pak se 24 orë, Inter troket në derën e Atalantës me një tjetër ofertë zyrtare për Ademola Lookman, detaj ky që tregon qartë se nigeriani është kthyer në prioritet absolut në shtëpinë zikaltër. Presidenti Marotta u takua një ditë më parë me bosin e Atalantës duke i vendosur në tavolinë një ofertë prej 42 milionë euro kesh, plus 3 të tjera në formë bonusesh, ofertë që nuk bindi presidentin e Atalantës.

Pa kaluar ende 24 orë, Marotta e përmirësoi ofertën e tij duke e dërguar në 45 milionë euro kesh dhe tashmë nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të pres një përgjigje. Atalanta është e qartë në pozicionon që ka marrë në këto negociata, kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë “bomberin” nigerian. Inter ka në krah në këto negociata dëshirën e lojtarit për t’u transferuar në Milano, me këtë të fundit që kanë gjetur një akord total prej kohësh.

Inter i ka ofruar Lookman një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 4-4,5 milionë euro, nga 1,8 që përfiton aktualisht tek Atalanta. Për momentin, Inter e ka përqendruar të gjithë merkaton tek gjetja e një sulmuesi të ri, me Lookman që qëndron në majën e listës së dëshirave.

 

Në lidhje me merkaton në dalje, Inter mbetet në pritje të ofertave për lojtarë si Bisseck, Pavard dhe Asllani. Për momentin interesim ka vetëm për Bisseck, për këtë të fundit sipas La Gazzetta dello Sport, Crystal Palace është gati të investojë deri në 32 milionë euro.

 

 

Related posts

NADAL TËRHIQET NGA TURNEU I PARISIT/ Djokovic rikthehet “numri 1”

Isa.Autor

NGA LAMTUMIRA TEK RINOVIMI/ Muller zbulon të vërtetën: Ka qenë e vështirë dhe natyrisht më ka bërë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Sulmuesi argjentinas arrin marrëveshjen me Chelsean

Isa.Autor

Leave a Comment