Futboll Seria A Sport

“MERRENI PËRPARA SE TA SHOHË SARRI”/ Prapaskena e bujshme, Giampaolo i kërkoi drejtuesve të Milanit…

Duke analizuar momentin fantastik të formës që po kalon Paulo Dibala, “Corriere dello Sport” ka zbuluar edhe një prapaskenë të ndodhur pikërisht me argjentinasin gjatë merkatos së verës së kaluar. Sipas raportimit të së përditshmes italiane, argjentinasi ka qenë seriozisht në planet e Milanit.

Kuqezinjtë, duke nuhatur problemet në Torino të futbollistit dhe dëshirën e Juves për të shitur, kishin hartuar edhe një plan për të tentuar ta vishnin kuqezi. Gjithçka ka nisur nga Marko Xhampaolo. Trajneri sapo ka zbarkuar në “Milanello” u ka kërkuar eprorëve t’i sillnin në skuadër Fabio Kualjarelën. Përgjigjja ka qenë negative për shkak të moshës së lojtarit, çka nuk përkon me politikën e “Djallit” që kërkon të rinj me talent dhe me vlerë të përmbajtur. Në këto rrethana, mendja e Xhampaolos është spostuar te Paulo Dibala.

dibalaaa

Me “Zonjën e Vjetër” që kërkonte ta shiste, trajneri u ka kërkuar krerëve të tentojnë numrin 10 bardhezi, madje përpara se ai të rikthehej në skuadër për grumbullimin veror. Xhampalo ka këmbëngulur për të bërë një ofertë përpara se trajneri Sarri ta kishte Dibalën nën urdhrat e tij e të shihte në stërvitje cilësitë e jashtëzakonshme të 26-vjeçarit të lindur në Laguna Larga të Argjentinës.

Më pas gjithçka rezultoi një flluskë sapuni, pas “La Joya” u rikthye në Torino për të mos u larguar më nga skuadra, ku tashmë po shkëlqen më shumë se kurrë më parë në karrierën e tij. Për prova, rishihni golat ndaj Atalantës dhe sidomos atë kundër Atletikos së Madridit në Ligën e Kampioneve dy net më parë.

Related posts

SUKSES PËR YLLIN FRANCEZ/ Mbappe zgjidhet kopertinë e lojës “FIFA 22”, barazon rekordin e idhullit… Ronaldo (FOTO)

Delo.autor

MULLER dhe KROOS për REKORD në aktivizime, por MATEUS është shumë larg

Isa.Autor

MILANI PA EUROPË/ Vjen lamtumira e parë, Donnarumma drejt SUPER klubit madrilen

Isa.Autor

Leave a Comment