Futboll Sport

AKUZON DREJTORIN E ROMËS/ Panucci: Ai nuk ja ka idenë se çfarë ndodh në ekipin e tij

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Kristian Panuçi pretendon se situata tek ish-ekipi i tij i Romës është i papranueshëm me një president që nuk ja ka idenë se ç’ndodh në klubin e tij. Skuadra romake u përfshi së fundmi në tensione ku presidenti Palota u konfrontua me drejtorin sportiv Petraçi duke e pezulluar këtë të fundit.

Panuci-shkarkimi

Në një intervistë për “Sky Sport Italia” Panuçi u shpreh: “Kjo është e papranueshme. Tek Roma është një president që nuk ja ka idenë se çfarë ndodh në ekipin e tij” Ish-mbrojtësi i Italisë shprehu pëlqimin për transferimin e Pedros te Roma:

“Pedro është një lojtar i madh që e di se ç’do të thotë të fitosh. Ai do ta ndihmojë shumë Romën”. Kujtojmë se Panuçi ka qenë edhe trajner i Shqipërisë ku u shkarkua për rezultate të dobëta.

Related posts

“MBETET GJITHMONË NJË ZHGËNJIM”/ De Vrij rrëfehet: Nuk i kam folur më pas finales së Europa League

Delo.autor

ELSEID HYSAJ DREJT KALIMIT NË TORINO/ Napoli gati të japë miratimin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin

Delo.autor

Inter nis bisedimet për mesfushorin e Tottenham

Sadik.Autor

Leave a Comment