Sport Të tjera

HISTORIKE/ Një shqiptar vendos rekord Guinness, Mensur Hyseni është kampioni i ri për…

Mensur Hyseni, është pedagog i edukatës fizike nga Presheva. Prej vitesh ka pasur ëndërr të thyej rekord botërorë në përgatitje fizike. Këtë e ka arritur duke bërë 55 krahëpërkulje brenda një minute dhe atë në moshën 38 vjeç. Por, me një peshë prej 27.28 kilogramë të shtuar në çantën e tij. Ai titullin e të parit në botë ia ka marrë rekorderit rus, Jevgeni Los, i cili ka qenë i pa sfiduar tri vitet e fundit.

“Dëshironim ta testonim veten dhe të tregojmë që edhe ne si komb shqiptar të ballafaqohemi me sportistë elitarë”.

Rekordi botëror Guinness i është pranuar shqiptarit nga Presheva pas disa ditësh. Hyseni thotë se ka pasur përkrahjen e bashkëpunëtorëve të tij, por jo edhe kushtet e sportistëve që kanë mbajtur rekordin botërorë dhe gjithçka e ka bërë vet pas 5 muajsh përgatitje.

“Pjesa më e sikletshme ishte pritja për pranimin në rekordet Guinness”.

Sportisti preshevar, thotë se pas ca kohësh pushimi, mbase do të provojë të thyejë edhe ndonjë rekord tjetër.

Related posts

MBRËMJE E MADHE NË TORINO/ Ja trajnerët me më shumë Champions në histori (FOTO+EMRAT)

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Ylli i Bundesligës braktis kombëtaren: “Nuk luaj pa vëllain tim”

Isa.Autor

LEGJENDA E BRAZILIT/ Pele uron Neymarin për thyerjen e rekordit dhe e sfidon: Tani shëno më shumë se unë

Isa.Autor

Leave a Comment