Futboll Shqipëri Sport

NGA DETYRAT TEK DETYRIMET/ Sekretet e stadiumit të “Arenës Kombëtare”, ja çfarë duhet në 5 ditë

Ajo që mungonte, ka ndodhur dje gjatë pasdites. UEFA ka certifikuar zyrtarisht edhe në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjes Shqipëri-Francë stadiumin e ri kombëtar si vend zhvillimi të sfidës së fundit në grupin tonë kualifikues. “Panorama Sport” ka mësuar edhe detyrat e fundit që janë lënë, teksa për rreth 48 orë, gjithçka duhet të jetë gati në stadium. Thënë ndryshe, ka një “ultimatum” për dorën e fundit të punëtorëve, përpara se në impiant të vijnë “Gjelat“.

DETYRAT 

Pas ndeshjes kolauduese mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, nga UEFA është lënë një set me detyrat e fundit finalizuese që e bëjnë impiantin gati për të pritur në Tiranë “Gjelat” e Francës. Mes të tjerash, detyrat kanë të bëjnë me orientimet e tifozëve, kontrollin dhe menaxhimin e tyre në hyrje apo edhe shkallët e stadiumit si dhe gjithçka që ka të bëjë me ndriçimin përreth impiantit.

Së pari, një ndër detyrat kryesore të mbetura është legjenda e stadiumit. Sinjalistika dhe njoftimet për hyrje-daljet e tifozëve, duke saktësuar katet apo hyrjet për në tribunat përkatëse. Sinjalistika jashtë dhe brenda, edhe me gjërat e ndaluara, të shpjeguara edhe në anglisht, duhet të përfundojnë deri të mërkurën.

Së dyti, është lënë detyrë përfundimi i ndriçimit të jashtëm në impiant, në të gjithë rrethimin dhe në vendhyrjet e tifozëve.

PUNIMET

Në javën e fundit, largimi i makinerive, i papastërtive dhe gjithçkaje që është nevojitur gjatë punimeve është një nga detyrat kryesore për të nxjerrë në pah edhe bukurinë dhe pastërtinë e impiantit që është ndrëtuar i ri. Së treti, të largohet çdo makineri, skelë apo mjet pune i deritanishëm nga kompania ndërtuese. Gjithçka duhet e pastër deri ditën e premte, pasi të shtunën Franca bën stërvitjen zyrtare.

Related posts

Tre blerje të mëdha/ Fassone ndez ëndrrat e tifozëve të Milanit

Isa.Autor

Shitja e Milanit, prokuroria Italiane dyshime për pastrim parash

Q.Autor

TRAGJEDI NË BOTËN E FUTBOLLIT/ 23-vjeçari pëson atak kardiak gjatë seancës stërvitore

Delo.autor

Leave a Comment