Futboll Kategoria Superiore Sport

TEKNIKU EGBO DO TË DREJTOJË “BARDHEBLUTË”/ Flet presidenti Halili: Nuk është çështje parash, ja pse i besova derbin

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka konfirmuar dje se së bashku me stafin drejtues vendosën që skuadrën ta drejtojë Emanuel Egbo. Gjatë një kontakti të shkurtër me “Panorama Sport”, numri një i bardhebluve sqaroi situatën te skuadra e tij, duke pranuar se nuk do të nxitohet për të sjellë trajnerin e ri në “Skënder Halili”.

Presidenti sqaroi se është i mërzitur që gjërat nuk ecën dhe kjo i bie në kurriz klubit bardheblu. “Mund të konfirmoj se Tirana do të drejtohet nga Emanuel Egboja. Ai do të jetë trajneri i skuadrës ndaj Partizanit… Vendosëm kështu, për faktin se është e vështirë që të gjejmë trajner në kaq pak kohë. Mund t’ju konfirmoj se Egbo do të punojë i mbështetur nga akademia. Trajneri i ri nuk është çështje parash. Dihet se mund të dëgjojmë plot nga këto. E përsëris, nuk dua të nxitohemi”, tha për gazetën Refik Halili.

Halili

Presidenti, dukshëm shumë i mërzitur nga paraqitja e skuadrës, pranoi se nuk e imagjinonte në ëndrrën më të keqe këtë situatë të ekipit të tij. “E paimagjinueshme që jemi në këtë gjendje. E kisha menduar diçka tjetër. Uroj që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë”, vazhdoi më tej numri një i klubit.

Related posts

OSASUNA-BARCELONA/ Ndizet sfida në “Pamplona”, realizohen 2 gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Mbrojtësi i INTERIT injoron RONALDON: Më i forti që kam hasur është ky sulmues

Isa.Autor

LARGIMI I SERGIO RAMOS NGA REALI/ Ylli Benzema me mesazh prekës, Casillas nuk harron t’i shkruajë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment