Futboll La Liga Sport

NGA IBRAHIMOVIC TEK THOMAS MULLER/ Ja dëshirat e Florentino Perez për merkaton e janarit

Real Madridi kërkon një sulmues klasi për merkaton e janarit. Siç raporton “Defensa Central”, Zidan dëshiron një sulmues ekspert, që do ta ndihmojë ekipin të gjejë rrjetën më shpesh dhe më lehtë.

Momentalisht madrilenët kanë në tavolinën e tyre një listë me 5 emra. Manxukiç (Juventus), Kavani (PSG), Ibrahimoviç (i lirë), Zhirud (Çelsi) dhe Myler(Bajern Mynih), janë emrat big që Reali po këkron. Të pestë keta lojtarë ose janë në ikje nga skuadrat e tyre, ose janë në përfundim të kontratës.

Mbetet të shihet nëse klubi do të bëjë një dhuratë të bujshme për Zidanin, që pret nga Perezi t’i plotësojë dëshirat.

Të gjithë sulmuesit që Reali kërkon, kanë një eksperiencë të madhe dhe luajnë në klube big, por që hapësirat janë ngushtuar për ta dhe duan një aventurë të re.

Related posts

TUCHEL BËN LISTËN E SHPENZIMEVE/ Ja 3 yjet që do të veshin fanellën e PSG-së

Delo.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Aleksi: Është një ndeshje shumë e fortë, duhet të luajmë për…

Delo.autor

NDEZ POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Guillem Balague: Messi do të transferohet në Premier tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment