Futboll Seria A Sport

NJË DILEMË PËR ROLIN E SULMIT/ Ja hallet e Sarrit në prag të sfidës ndaj Atleticos

Dëmtimet, por edhe menaxhimi i energjive janë dy elemente primare në mendimet e Mauricio Sarrit. Megjithëse ka siguruar kualifikimin në 1/ 8-at e Champions-it, trajneri kërkon të hipotekojë edhe kreun e grupit me një fitore sot ndaj Atletikos së Madridit. 

Vështirë që të shohim Bufonin në portë, ndaj Shezni me shumë gjasa do të qëndrojë mes shtyllave. Në mbrojtje, në qendër, nëse De Ligt nuk ia del, përkrah Bonuçit do të luajë Rugani, i cili ka lënë pas në hierarkitë e skuadrës turkun Demiral. Në krahë, besim Kuadrados dhe Aleks Sandros, teksa në mesin e fushës Khedira është i favorizuar ndaj Bentankurit për të plotësuar treshen me Matuidinë dhe Pjaniç.

fORMACIONI I MUNDSHEM

Sa i përket sulmit dilema është mes Dibalës dhe Higuainit, pasi Ronaldo duket i sigurt për formacionin pas pushimit të fundjavës në kampionat kundër Atalantës. Në stol me shumë gjasa do të qëndrojë “La Joya”, pavarësisht golit në fundjavë. Sipas Sarrit, besim do t’i jepet argjentinasit me numrin 21, i cili do të mbajë peshën e vijës së parë krah portugezit që duket i rikthyer në formë.

Pas dyshes sulmuese do të veprojë Aron Ramsej, që momentin e mirë të formës në kombëtaren e Uellsit, është gati ta pasqyrojë edhe në Ligën e Kampioneve.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Portieri i Atleticos i thotë “jo” Kosovës! Sllovenia merr 3 pikë të arta në Prishtinë

Delo.autor

Emre Can merr vendim të rëndësishëm për të ardhmen

Sadik.Autor

Messi e do Saulin, jo Griezmannin (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment