Futboll Shqipëri Sport

KAOSI ME STADIUMET/ Kukësi braktis “Elbasan Arenën”, Teuta zgjedh Shijakun

Stadiumet vazhdojnë të mbeten një prej çështjeve më problematike në futbollin shqiptar. Një pjesë e klubeve nuk kanë stadiume ku të luajnë teksa enden lart e poshtë.

“Panorama Sport” mëson se sfida mes Kukësit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore do të luhet ditën e premte në orën 14:00, në qytetin e Kamzës.

kamza

Skuadra verilindorë i ka zhvilluar ndeshjet në “Elbasan Arena”, por për shkak të takimeve të shumta të zhvilluar në këtë impiant, është parë e nevojshme mbjellja e barit dhe kësisoj nuk do të jetë i disponueshëm për këtë javë. Drejtuesit kuksianë kanë zgjedhur stadiumin e Kamzës për përballjen ndaj Flamurtarit, me shpresën që do të kenë mbështetjen e tifozëve.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi verilindor, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku shkruhet: Ndeshja e javës së XI e vlefshme për Kategorinë Superiore, FK Kukësi – FK Flamurtari, do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës në orën 14:00 të ditës së premte.

Duke marre në konsiderate numrin e madh të mbështetësve te Futboll Klub Kukësit të cilët banojnë në bashkinë Kamëz, pas zhvendosjes së tyre ndër vite nga rrethet e Kukësit, Hasit e Tropojës por edhe më gjërë, presidenti i klubit, z.Safet Gjici vendosi që të zhvillojë ndeshjen e kësaj jave në stadiumin ‘Kamza’ duke i’u mundësuar tifozëve që të shikojnë ndeshjen përball Flamurtarit pa pagesë.

Ndërkohë, pas marrjes së këtij vendimi, duke shpresuar në vijimin e bashkëpunimit me drejtuesit e klubit të Kamzës por dhe me mirëkuptimin e bashkisë, do të shqyrtohet mundësia e zhvillimit të gjitha ndeshjeve në këtë stadium”

efsd6f

Edhe Teutës i duhet ta luajë ndeshje kundër Tiranës jashtë shtëpisë, për shkak të punimeve në “Niko Dovana”. “Panorama Sport” mëson se klubi durrsak ka zgjedhur Shijakun.

Niko Dovana

Pra sfida e ditës së premte, mes Teutës dhe Tiranës do të zhvillohet në stadiumin “Tefik Jashari” në orën 14:00. Kujtojmë që alternativë ishin edhe stadiumet e Apolonisë dhe Lushnjës, por në fund u zgjodh Shijaku.

Gjendja

Related posts

Mourinho: Jam i trishtuar për Ibrahimovic, nuk do të kthehet ai që ka qenë…

Sadik.Autor

Çmenduri në merkato, Siti me plan 700 milionë euro për Champions-in

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ EGNATIAS/ Trajneri Shehi: Bëmë çfarë kishim në dorë. Është futboll dhe duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment