Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN E TIRANËS/ Flet Memelli: Ja çfarë trajneri i duhen “Bardhebluve”…

Situatë kaotike te Tirana, pas disfatës së djeshme ndaj Skënderbeut në Korçë. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Ahmataj, bëri me dije se i kishte paraqitur dorëheqjen presidentit Halili dhe sipas tij, ambienti në klubi bardheblu nuk është i qetë, madje ai akuzoi se trajnerëve i fusin “shkopinj në rrota”.

Pritet që Ahmataj të takohet sot me presidentin Halili, ku do të merret edhe vendimi përfundimtar në lidhje me të ardhmen. Një aleternativë mes shumë emrash për të marrë drejtimin e bardhebluve në rast largimi zyrtar të Ahmataj është dhe Migen Memelli, i cili është edhe pjesë e akademisë bardheblu.

Memelli e pranoi kandidaturën e tij, ndërkohë që e cilësoi veten si një zgjedhje emergjente. Sipas pogradecarit, 24 herë kampionët e vendit, kanë nevojë për një trajner ekspert dhe me shumë përvojë.

“Shpresoj që gjërat të sheshohen në klubin e Tiranës dhe të gjendet gjuha e përbashkët me palën e tretë në klub. Tirana ka nevojë për trajnerë ekspertë dhe me përvojë! Unë jam kandidat si zgjedhje emergjence sepse punoj në klub, por gjithsesi shpresoj që të rregullohen gjërat dhe të vazhdojë Ahmataj.

Ai është trajner dhe trajnerët janë në terren. Duhet të merret vetëm me futbollistët sepse ato ka përballë dhe jo me brendësinë e klubit”, u shpreh Memelli.

memelli

Related posts

A DO TË LUAJË NË “EL CLASICO”? Nesër dita vendimtare për “fatin” e Barcelonës

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Napoli “inaguron” stadiumin e Maradonës, Zieliniski zhbllokon sfidën me klas (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Klubi i ngjitur në Serinë A pret Ismajlin, prezantohet futbollisti i Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment