Futboll Seria A Sport

“NUK ËSHTË MUNGESË EKSPERIENCE”/ Ish-sulmuesi Vieri analizon Inter: Ja pse “Zikaltërit” u përmbysën në pjesën e dytë

Kristian Vieri ia vë meritën ndeshjes së shkëlqyer të Dortmundit në pjesën e dytë për këtë përmbysje ndaj Interit. “Borusia është një skuadër e madhe dhe ka lojtarë të mëdhenj dhe bëri ndeshjen që duhet në pjesën e dytë. Borusia krijoi shumë raste dhe ia doli që ta përmbyste ndeshjen”, tha “Bobo”.

Mungesën e lojtarëve nuk e quan justifikim, sepse pjesa e parë sipas tij ishte e shkëlqyer. “Është e vërtetë që Interi nuk ka shumë lojtarë, por nuk ka vend për justifikime. E kishte ndeshjen në dorë. Është duke u rritur si skuadër dhe bëri një ndeshje të mirë. Duhet të vazhdojë kështu dhe ka rrugë të bukur përpara. Nuk është mungesë eksperience, sepse ata luajnë në një ekip të madh dhe në një stadium si “San Siro”.

Nëse skuadra nuk ka eksperiencë, nuk mund të fitojë 2-0 në pjesën e parë. Godin në vështirësi? Unë nuk fajësoj një lojtar, por as një repart. Thjesht Borusia bëri ndeshjen që duhej dhe në Champions nuk mund të lëshosh asnjë centimetër për kundërshtarin sepse mund të ndëshkohesh”, tha ish-sulmuesi zikaltër.

Ai analizoi edhe situatën e dy sulmuesve të skuadrës “Lukaku nuk pati raste për të shënuar, por bëri atë që mund të bënte. Lautaro është më i shpejtë dhe më i rrezikshëm sesa Lukaku në hapësira. Mëkat që Politano u dëmtua sepse mund të bënte një ndeshje të mirë. Më shumë sesa humbja, është mënyra se si skuadra humbi që shkakton shumë zhgënjim për Interin. Por ky kompeticion e rrit këtë skuadër për të ardhmen”, tha ai.

Related posts

COPPA ITALIA/ Atalanta mposht Lazio-n me përmbysje dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

Iniesta 35 milion euro ne sezon ?

Q.Autor

LAZIO-INTER/ Mrojtësi Hysaj shkakton një penallti, Perisic ndëshkon vendasit nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment