Futboll Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E VALVERDES/ Drejt largimit tek Bayer Leverkusen mbrojtësi francez…

Barcelona ka nisur punën për merkaton janarit, në dalje. Një prej lojtarëve që pritet të largohet është Zhan-Kler Todibo, i cili erdhi nga Tuluza dhe ishte një zgjedhje e Ernesto Valverdes.

Mbrojtësi francez ka luajtur vetëm 77 minuta këtë sezon në kampionat duke mos gjetur hapësirat e duhura.

Siç raporton “Sport”, në ndjekje të lojtarit është Bajer Leverkuzeni, që është gati të blejë kartonin e lojtarit.

Barcelona nga ana tjetër nguron ta shesë qendërmbrojtin dhe kërkon ta japë me formë huazimi, ose të ketë të drejtën e riblerjes.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit, ku do të ketë largime në kampin katalanas.

06_TODIBO_JUGADORS-WEB

Related posts

ISHIN FUTUR ME FORCË ME MASKA/ Familja e yllit të Tottenhamit plaçkitet nën kërcënimin e thikës

Delo.autor

ZYRTARE/ Brazili merr vendimin përfundimtar në lidhje me trajnerin Tite

Isa.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Chelsea-Sevilla. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment