Futboll Kategoria Superiore Sport

SKEMA “SHKATËRRUESE” TEK SKËNDERBEU/ Ja “kurthi” që përgatit trajneri Daja ndaj “bardhebluve”

Skënderbeu po përgatit në thellësi ndeshjen anti-Tiranë. Në seancën e fundit të zhvilluar pasditen e djeshme, Ilir Daja i ka mbajtur të tijtë të fokusuar kryesisht te skemat ndërtuese dhe shkatërruese në kushte loje.

Duket qartë se trajneri i bardhekuqve është tërësisht i pakënaqur me atë çka ekipi ka treguar në ndeshjet e fundit dhe sidomos për sa i përket tranzicionit negativ. Për këtë arsye, për më shumë se 30 minuta e ka udhëzuar ekipin që të merret me mbulimin e duhur të zonave në kohë e hapësirë, për të krijuar më shumë stabilitet në këtë sektor të fushës.

U punua edhe me formacionin, e megjithatë jo deri në atë pikë sa të “fiksoheshin” titullarët. Dilemat janë ende të mëdha, por gjithsesi kjo e ka penguar teknikun 53-vjeçar që të testojë repartin e avancuar. Sulm i cili do të përbëhet prej treshes klasike: Bregu-Krasniqi-Gripshi.

Daja

Fieraku është rikuperuar plotësisht, ndaj mund të themi që ta nisë nga minuta e parë këtë javë. Korçarët mbeten në pritje të Bruno Ditës dhe Asion Dajës. Të dy futbollistët e kanë kaluar dëmtimin, por vendimi zyrtar për gatishmërinë e tyre do të merret prej stafit teknik sot ose nesër.

Related posts

MBËRRIN NË ITALI/ Ish-lojtari i Inter kryen testet mjekësore me klubin e Serie A…

Delo.autor

HUMBI FINALEN E KUPËS NDAJ MONACOS/ Neymar-it nuk i del inati ndaj rregullores: Dua të futem në kokën e atij…

Delo.autor

VAZHDON ECURINË POZITIVE/ Milan mposht Torinon falë golit të Giroud dhe siguron kreun

Delo.autor

Leave a Comment