Futboll Seria A Sport

PAS “BOMBERIT” PIATEK/ Calhanoglu “tërbon” tifozët e Milanit: Largohem nëse më kërkon…

Në një intervistë të dhënë për “Bild”, Hakan Calhanoglu ka folur për disa tema, mes tyre nga e ardhmja, Bundesliga, përshendetja ushtarake dhe interesi që pati Bayern për të në vitin 2014. Një deklaratë e fortë që, ashtu si Piatek, tërbon tifozët e Milanit, duke parë gjendjen e këtij sezoni dhe vendin në renditje.

“Jam rritur në Gjermani, më pëlqen të flas me persona në italisht. Nga aspekti sportiv, sigurisht, është objektiv i imi të luaj një ditë me Bayern Munich, Borussia Dortmund apo një tjetër klub në Gjermani”.
“Në vitin 2014 më kërkoi Bayern dhe ishte diçka vërtet e rëndësishme, por në atë kohë krahët ishin të zëna nga Robben dhe Ribery dhe i donte shumë publiku. Nëse më kërkon tani Bayern, nuk i them jo”.

Përshëndetja ushtarake? “Eshtë përshëndetje për ushtarët tanë. Si futbollist, njerëzit nuk pëlqejnë të flasin për politikë. Por, ishte thjesht për ushtarët tanë që të ktheheshin shëndoshë e mirë. Nuk provokuam. Të gjithë e dashurojmë paqen”.

Related posts

“TMERROI” BARCELONËN/ Ikona e Flamurtarit zë vendin e veçantë në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

PSG turpëron Monaco-n dhe shpallet kampion

Sadik.Autor

“PËRBINDËSHI” NUK NJEH LIMITE/ Ronaldo barazon Puskas, tani ka vetëm 3 legjenda përpara historisë

Delo.autor

Leave a Comment