Futboll Seria A Sport

PAS INCIDENTEVE ME KORE RACISTE NDAJ BALOTELLIT/ Kapo-ultrasi i Veronës përjashtohet nga stadiumet, ja dënimi që merr

Kapo-ultrasit të Veronës, Luca Castellini, i është hequr e drejta për të marrë pjesë manifestime sportive deri në vitin 2030, pas incidenteve me sfond racist, të ndodhur të dielën në mesditë në stadiumin “Bentegodi”, në ndeshjen ndaj Brescias.

Viktimë e koreve raciste ra sulmuesi italian i Brescias, Mario Balotelli, i cili më pas debatoi edhe në distancë me Castellinin, nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale, ku kapo-ultrasi i Veronës e quajti futbollistin “jo italian i vërtetë, por vetëm me nënshtetësi”.

Edhe klubi i Veronës, ndryshe nga sjellja pas ndeshjes ku tentoi të minimizojë ngjarjen, po bashkëpunon me policinë dhe prokurorinë për identifikimin e atyre 10-15 personave që u përfshinë në kore raciste kundër Balotellit.

Related posts

ÇMENDET Reali/ Ofron shifër rekord për të marrë mesfushorin Milinkovic-Savic

Sadik.Autor

JUVENTUS-FIORENTINA/ Allegri i beson dyshes së sulmit Morata-Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MANAJ GATI TË NDRYSHOJË EKIP/ Zbulohen 3 skuadrat spanjolle që duan sulmuesin e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment