Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Nuk ka ndodhur kurrë, ja si Barcelona mund të hyjë në histori

Ndeshja e së dielës në “Santiago Bernabéu” mund të hyjë në historinë e Barçës, me shkronja të arta, nëse skuadra e Quique Setién merr tri pikët. Kjo do të ishte fitorja e 73-të e katalanasve në “El Clasico” dhe, për herë të parë në garën vendase (La Liga), do ta tejkalonin Real Madridin në këtë drejtim. Për momentin, të dyja skuadrat kanë numër fitoresh të njëjta në përballjet direkte, nga 72 të tilla. Barça, falë Leo Messit, ka fitore të barabarta për momentin me rivalin e saj më të madh, edhe pse kishte shtatë të tilla më pak (58-65) në vitin 2005. Të dielën në mbrëmje mund të ketë një më shumë se Real Madridi (73-72), duke hyrë në histori.

Që nga viti 1929
“El Clasico” e ngriti siparin më 17 shkurt 1929 në “Les Corts”. Barça humbi 1-2 dhe që atëherë, edhe pse fitoi në ndeshjen e dytë, të luajtur në Madrid (0-1), gjithmonë ka qenë në ndjekje të skuadrës së bardhë. Kjo e fundit e pa veten deri në avantazhin e 19 fitoreve më shumë se Barça, pas klasikes numër 68, të luajtur në shkurt 1965, e cila përfundoi me fitoren e Real Madridit në “Camp Nou” (1-2).

Sidoqoftë, nga aty, katalanasit nisën t’i minimizojnë diferencat, megjithëse dekada duheshin për ta parë veten 10 fitore në disfavor, çka u arrit në nëntor 1997, me një fitore në “Santiago Bernabéu” (2-3). Atë ditë, Barça e Louis van Gaal e pushtoi “koliseumin e bardhë” falë golave të Rivaldo, Luis Enrique dhe Giovanni. Nga ai moment, diferencat erdhën duke u minimizuar gradualisht, deri në barazpeshën aktuale të fitoreve mes dy skuadrave (72-72), megjithëse për këtë është dashur të kalojnë më shumë se njëzet vite.

Related posts

KONFIRMON “KATALANASIT”/ Gerard Pique bëhet president i klubit të futbollit

Delo.autor

SYNON TË SHKRUAJË HISTORINË NË EURO 2020/ Kosova me 5 mungesa të mëdha niset drejt Anglisë

Delo.autor

“JAM KONTAKTUAR VETËM NGA GAZETAT”/ De Biasi i dëshpëruar për ekip: Do të kafshoj kë më del para!

Delo.autor

Leave a Comment