Futboll Premier League Sport

PREMIER/ City fiton me përmbysje, Liverpool merr 3 pikët në frymën e fundit. Arsenal dështon përsëri

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për javën e 11-të në këtë kampionat.

Lierpuli ia doli të fitojë ndaj Aston Vilës me rezultatin 1-2, në një ndeshje me të vërtetë të çmendur. Ekipi i drejtuar nga Klop e pa veten në disavantazh që në minutën e 21, teksa mesfushori Trezege kaloi të tijtë në avantazh. Të kuqtë provuan pa pushim të gjenin golin e barazimit, te cilin e gjetën në minutën e 87’ me Robertson. Atëherë kur të gjithë mendonin se ndeshja do të mbyllej në barazim, Liverpuli gjeti edhe golin e fitores. Ishte Sadio Mane, i cili ë minutën e 94’, dërgoi në rrjetë topin, pas një krosimi që kishte marrë nga Aleksandër Arnold.SITI

Me përmbysje fitoi edhe Mançester Siti, te cilët fituan me rezultatin 2-1 ndaj Sauthemtonit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, te cilët shënuan me Uard-Prouse në minutën e 13’. Në të dytën, ekipi i Guardiolës u hodh i gjithi në sulm, dhe në minutën e 70’, gjetën golin e barazimit me Agueron, ndërsa në minutën e 86’ ishte Uoker, i cili shënoi golin e fitores, dhe i dha ekipit të tij 3 pikë me shumë vlera.OBAMEJANG

Ndërkohë, zhgënjen përsëri Arsenali, të cilët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, ndaj Uolves. Golit të Obamejang në minutën e 21’, iu përgjigj Jimenez në minutën e 76’.

Njukastëlli mposhti me rezultatin 2-3 Uest Hemin, Shefilld Junajtid triumfoi pastër 3-0, ndaj Bërnleit, ndërsa Brajtoni fitoi 2-0 përballë Noruiçit.

Related posts

Pas supergolit, “shpërthen” Kompany: Ja çfarë po mendoja para se të gjuaja

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Conte nuhat operacionin “low cost” te PSG, kthen në Itali “nxënësin” e tij…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FIORENTINËS/ Allegri: Jam i kënaqur me grupin, por duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment