Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Luftëtari. Rezultati 2-0

Ka startuar në orën 17:00, ndeshja mes Partizanit dhe Luftëtarit, në “Selman Stërmasi”.

Partizani vjen në këtë sfidë si favorit dhe do të kërkojë vetëm tre pikët nga kjo përballje për të vendosur baza më të mira në krye.

Nga ana tjetër Luftëtari do të tentojë të bëjë surprizën dhe të marrë pikë ndaj kampionëve. Përsa i përket formacioneve, Lerda ka zgjedhur të lërë në stol për këtë ndeshje, Jasir Asanin, Romeron dhe Telushin, ndërsa nga minuta e parë do ta nisë Çinari dhe Bardhi.

LIVE| PARTIZANI-LUFTËTARI 2-0

Çinari 54′, Asani 56′ (p) 

KOMENTI LIVE: 

63′ Gjirokastritë krosojnë në zonë pas një faulli, asnjë rrezik për të kuqtë që largojnë rrezikun.

60′ Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë, Vient futet në fushën e lojës, zë vendin e Açkës.

56′ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Shënojnë sërish të kuqtë me Jasir Asanin, i cili realizon nga pika e bardhë e penalltisë të fituar nga vetë ai! 

54′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Erald Çinari gjen rrugën e rrjetës dhe kalon në avantazh të kuqtë!  Pas një krosimi të Trashit nga e majta, Çinari godet bukur me kokë duke tundur rrjetën! 

53′ Pranë golit Partizani, provon Mala me një gjuajtje nga distanca, por topi kontrollohet nga Paiteris.

51′ Momente paniku, portieri Paiterit përplas kokën tek shtylla, pas një topi të kontrolluar gjatë një harkimi nga e djatha, por për fat të mirë, asgjë serioze, teksa gardiani është çuar për të vijuar lojën!

46’ Lerda ndryshon plotësisht. Jashtë Bitri dhe Broja, në fushë Asani dhe Romero. Tani skuadra do të rreshtohet me 4 në mbrojtje.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

39’ Tjetër goditje dënimi për Partizanin, topi harkohet në zonë por as Bardhi e as Çinari nuk e kthejnë me kokë topin në rrjetë.

37’ Top i gjatë nga prapavija e Partizanit për Bardhin, Paiteris del dhe kontrollon i qetë.

28′ Provon me të majtën Lorenc Trashi. Fantastik portieri Paiterit, i cili devijon topin në këndore. Pranë golit të kuqtë!

27′ Goditje dënimi për Partizanin, në një pozicion të favorshëm të fituar nga Broja.

22′ Tjetër mundësi e mirë e për Luftëtarin me Dushkaj, i cili provoi me një gjuajtje brenda zonës, po kontrollon mjaft bukur Alban Hoxha, i cili i mohon sërish golin gjirokastritëve!

21′ Ndëshkohet edhe mbrojtësi Redon Dragoshi për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

18′ Rapo ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Alban Hoxhës!

17′ Niset kapiteni Donald Rapo, por pret mjaft bukur portieri Alban Hoxha. Fantastik gardiani i të kuqve!

16′ Dushkaj depërton bukur brenda zonës, teksa fiton duelin me Bitrin, ky i fundit i jep një shtyrje lojtarit të Luftëtarit. 11-metërsh për gjirokastritët!

15′ Trashi provon një harkim të rrezikshëm drejt zonës, por topi fillimisht e kishte kaluar vijën! Rivënie fundore për Luftëtarin.

7′ Dominim i të kuqve, të cilët kërkojnë me ngulm golin e avantazhit!

2′ Shpëton për mrekulli porta e Luftëtarit. Traversa dhe Paiteris, i mohojnë golin të kuqve!

2′ Pranë golit Partizani. Portieri Paiterit për pak sa nuk iu dhuron një gol të kuqve. Goditje nga këndi.

1′ Ka startuar sfida!

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Trashi, Boldor, Belica, Bitri, Broja, Mala, Melo, Çinari, Bardhi. Trajner: Franko Lerda

Luftëtari: Paiteris, Açka, Dragoshi, Dushkaj, Hyseni, Isufi, Kukaj, Lala, Lika, Qato, Rapo. Trajner: Giorgos Marantas.

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Heraj Lisaku, Andi Koçi.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Mamaja e CR7, gjatë festimeve të titullit: Do të flas me të për ta kthyer këtu

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atletico Madrid-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

Intervista e plotë e Shaqirit: Dua të fitoj tituj

Sadik.Autor

Leave a Comment