Futboll Premier League Sport

SFIDË DRAMATIKE DHE EMOCIONUESE/ Sheffield barazon në limite “Djajtë e Kuq”

Sfidë dramatike dhe emocionuese ajo e javës së 13-të në Premier Ligë, mes Shefilld Junajtid dhe Mançester Junajtid.

Takimi u mbyll në barazim 3-3, ku pjesa e dytë ishte vërtet spektakolare. Flek shënoi të parin për vendasit, në minutën e 19-të, ndërsa Muse dyfishoi në minutën e 52-të të takimit.

Por, Mançesteri u zgjua dhe shënoi në të 72-tën me Uilliams pas një goditje të fortë me të djathtën. Pas 5 minutash, ishte Grinud që barazoi takimin, pas një asisti të bukur të Rashford.

Ky i fundit shënoi golin e tretë në të 79-tën, duke çuan në festë “djajtë e kuq”. Por, sfida kurrsesi nuk ishte mbyllur për Shefilldin, dhe MekBërni pasi u harrua në mesin e zonës, mposhti De Gean.

Në fund, ekipet ndanë pikët, dhe Shefilld Junajtid mbetet në vendin e gjashtë me 18 pikë, ndërsa në vendin e 9-të, me një pikë më pak gjendet Mançester Junajtid.

Related posts

“RRAHMANI MJESHTËR I TOPAVE, STRAKOSHA NË FORMË”/ Ja si vlerësohen shqiptarët tek ekipet e tyre në Serie A

Delo.autor

ËSHTË KTHYER NË PROTAGONIST TEK MALLORCA/ Trajneri elozhe Muriqit: Kemi një lojtar dominant dhe…

Delo.autor

ËSHTË TRAJNERI I RI I LAÇIT/ Cungu flet pas rikthimit: Ndaj Tiranës kënaqem edhe me…

Delo.autor

Leave a Comment