Futboll La Liga Sport

SITUATA E BERNARDESCHIT/ Barcelona i ofron “Zonjës së Vjetër” shkëmbim lojtarësh…

Frederico Bernardeschi po përballet me një konkurrencë të fortë në mesfushën e Juventusit.

Me vetëm 4-tër ndeshje të luajtura në formacion, gjatë këtyre 10-të javëve në Serie-A, Bernardeschi duket se nuk është i domosdoshëm për trajnerin Maurizio Sarri.

Dhe duke parë situatën e 25 vjeçarit, Barcelona është hedhur në sulm dhe po kërkon që të përfitojë shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” blaugranët do t’i ofrojnë torinezëve një shkëmbim lojtarësh. Bëhet fjalë për Ivan Raktic, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë në katalonjë.

Duke parë dhe situatën në të cilën ndodhen futbollistët, një shkëmbim i tillë mund të jetë i realizueshëm.

Related posts

THIAGO LARGOHET NGA BAYERN/ Por gjermanët i kanë zgjidhjet brenda shtëpisë

Delo.autor

Çmendet Bayer Munich, ofron 100 milionë euro për Firminon

Sadik.Autor

“NUK KAM PARË KURRË SI AI”/ Klopp për mesfushorin Shaqiri: Ka muskuj të pabesueshëm!

Delo.autor

Leave a Comment