Futboll Sport

STADIUMI KOMBËTAR MAHNIT MEDIAT GREKE/ Ftesë FSHF-së për të pritur Europianin ose Botërorin

“Gati për të ushqyer ëndrrat e tifozëve të tij për një të nesërme më të mirë.” Kështu e nis artikullin e saj media greke, “Voria.gr” e cila i kushton një vëmendje të veçantë stadiumit të ndërtuar në zemër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë.

Stadiumi i ri kombëtar hapi dyert fundjavën e shkuar, ku priti Supersfidën e fazës së grupeve mes Shqipërisë dhe Francës. Prezenca e kampionëve të Botës ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore, ku nuk munguan as ato greke.

Gati për të ushqyer ëndrrat e tifozëve të tij për një të nesërm më të mirë, me premtimin që futbolli shqiptar do të jetë më lart në vitet e ardhshme. Një stadium ultra-modern është ndërtuar në impiantin e vjetër, të njohur si “Qemal Stafa”. Stadiumi është krijuar nga arkitekti i famshëm italian, me origjinë nga Firence, Marco Kazamonti. Ka një kapacitet prej 22.500 spektatorësh (30,000 për aktivitete të tjera) dhe UEFA e klasifikon atë në kreun 4, duke rezultuar se mund të presë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Europa League dhe garat ndërkombëtare.Karakteristikë e tij është modeli tetëkëndësh dhe i mbuluar kudo me panele metalike me të kuqe dhe të zezë, njëjtë si flamuri kombëtar shqiptar. Është hequr fusha e vjetër, si dhe barrierat. Tashmë tifozët janë më pranë fushës së blertë. Në të njëjtën kohë, vlen të përmendet se FSHF ka ruajtur hyrjen e vjetër të “Qemal Stafës”, duke e lidhur kështu elementin modern të arenës së re me atë tradicionale të tij.

“Vlen të përmendet se faza e re filloi ndërtimin në shtator 2016 dhe përfundoi në nëntor 2019. Brenda vetëm 3 viteve, “Arena Kombëtare” është ngritur dhe mbizotëron në qendër të qytetit të Tiranës me Shqipërinë duke dhënë një shembull për vendet e tjera fqinje që duan të kthejnë një faqe duke përmirësuar objektet dhe sportin e tyre. Greqia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria mund të bashkohen në një ofertë të përbashkët për një ngjarje madhore, Euro 2028 ose Kupën e Botës 2030, e cila për publikun ballkanas është një ëndërr. Megjithatë, nga ky turne, Shqipëria duket se është pionierja në aftësimin e qytetarëve të saj që të shikojnë të ardhmen e vendit me një optimizëm më të madh,” thuhet në artikullin e mediat greke.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi i premton besnikëri klubit të Chelsea

Sadik.Autor

Gjyq në dy fronte, edhe Chelsea kërkon dëmshpërblim nga Conte

Isa.Autor

LIVE/ Kupa e Amerikës: Luhet ndeshja Katar-Argjentinë, rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment