Sport Të tjera

Hamilton flet për garën e Belgjikës: U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur

Lewis Hamilton të dielën u nis i pari në pistën e Belgjikës, por u parakalua që në xhiron e parë nga gjermani Sebastian Vettel dhe në fund nuk arriti më shumë se vendin e dytë.

Në përfundim të garës për Çmimin e madh të Belgjikës, britaniku theksoi se e kishte të pamundur të rivalizonte me gjermanin e Ferrarit, veçanërisht në pjesën e drejtë të pistës, ndërsa hodhi edhe hipotezën e ndonjë truku.

Sebastian Vettel zuri vendin e parë (Foto: Getty Images)

“U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur, sidomos në pjesën e drejtë, ku edhe Vettel më parakaloi”.

“Mesa duket te Ferrari duhet të kenë gjetur ndonjë truk special”, ka deklaruar Hamilton, transmeton Top Channel.

Piloti i Mercedesit foli edhe për momentin kur kishte mundësi të parakalojë Vettelin, ndërsa theksoi se edhe në Monza, fundjavën e ardhshme, do ta ketë të vështirë t’i bëjë ballë Ferarit.

Bolidi i Hamiltonit (Foto: Getty Images)

“Kisha një moment të rikthehesha i pari, pas daljes së makinës së sigurisë, por është e sigurt që Vettel do të më parakalonte sërish”.

“Në pjesën e drejtë vinte aq shpejt, sa nuk arrija ta shihja. Edhe në Monza do të jetë e vështirë ndaj tyre, pasi janë shumë të shpejtë në pjesët e drejta”, ka shtuar britaniku.

Related posts

FITORJA NDAJ NICE-S NË MIQËSORE/ Mesfushori Tonali: Shpresojmë të ndodhë edhe në “San Siro”

Delo.autor

4 GOLA NË 3 NDESHJE/ Ronaldo tenton rekordin e Solskjaer, trajneri i Manchester United sulmon Klopp

Delo.autor

REAGON MBI KORET RACISTE/ Mbrojtësi Chiellini: Koulibaly? Më vjen turp për atë që ka ndodhur

Delo.autor

Leave a Comment