Futboll Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Tifozët dëshirojnë t’i dërgojnë në Shqipëri, Shoqata merr vendimin për gjobat te Napoli

Propozimi i tifozëve, për të dërguar shumën e mbledhur nga gjobat e lojtarëve të Napolit për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri, bëri bujë në mediat italiane. Rreth 2.5 milionë euro pretendohet të grumbullohen nga ky veprim i drejtuesve të jugorëve.

Megjithatë, një fije shprese është shkëputur nga Shoqata e Lojtarëve italian. Kjo e fundit ka dalë kundër gjobvënies të lojtarëve të Napolit, duke zbuluar se janë edhe njëherë në dispozicion të lojtarëve nënkampion të Seria A.

Situata e Napolit është e çuditshme dhe shumë e pazakontë. Ne biseduam për këtë me ekipin dhe u vendosëm në dispozicion të lojtarëve të Napolit që do të kërkojnë konsultën tonë. Tani duhet të kuptojmë se cilat janë pretendimet e klubit në dokumentet. Mund të konfirmoj që çështja e një tërheqje stërvitore është ajo që duhet të vendoset ekskluzivisht nga trajneri si një vendim teknik.

“Ancelotti deklaroi publikisht se ai nuk ishte dakord me propozimin e Presidentit Aurelio De Laurentiis. Ne gjithashtu duhet të përcaktojmë saktësisht se mos dalja në stërvitje u komunikua zyrtarisht lojtarëve dhe trajnerit,” tha Presidenti i Shoqatës së Lojtarëve (AIC), Damiano Tommasi.

Presidenti De Laurentiis vendosi të gjobis ekipin me 25 dhe 50 përqind të pagës së tyre të tetorit, pas barazimit 1-1 ndaj RB Salzburg në UEFA Champions Leagu, pasi skuadra u rebelua kundër urdhrave të klubit, duke mos dalë në stërvitje për 3 ditë.

Related posts

Zbardhen emrat, Flamurtari gati për rotacionin thelbësor në skuadër

Sadik.Autor

SHTOHET KONKURRENCA/ PSG dhe Manchester United sfidohen për yllin e Inter…

Delo.autor

Conte zbulon mesfushorin që nuk do të luajë kundër Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment