Futboll Kategoria Superiore Sport

“THUMBON” MBROJTËSIN E TIRANËS/ Partizani shfryn ndaj Andi Lilës: Është i dyshmitë si kryetar shoqate, si opinionist flet për…

Partizani ndihet i qehtë pas javës së 11-të, pasi kryeson dhe i shkëputur me 3 pikë nga rivalët kryesorë, Tirana dhe Kukësi.

Në këto kushte, të kuqtë kërkojnë të shijojnë qetësinë e vendit të parë duke mos dashur që të përfshihen në replika.

Të dielën në darkë, mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” kritikoi zgjedhjen e Partizanit duke larguar Skënder Gegën dhe afruar një trajner problematik si Lerda.

Lila gjithashtu parashikoi se të kuqtë do të lënë pikë rrugës dhe Tirana do të shkëputet.

“Panorama Sport” kërkoi të marrë dje një reagim nga Partizani për deklaratën e mbrojtësit të Tiranës. Fillimisht nuk donin të përfshiheshin në replika, por përmes një deklarate të përcjellë nga zyra e shtypit, për “Panorama Sport” Partizani i jep një përgjigje Lilës, pa ia përmendur emrin.

Reagimi i të kuqve është thumbues për mbrojtësin e Tiranës, që sipas kampionëve në fuqi ai mundohet të justifikojë rrogën që merr pa luajtur.

REAGIMI- Ja reagimi që bëri dje klubi i kuq për “Panorama Sport” në lidhje me ngacmimet e Andi Lilës:

“Jo, nuk kemi ndërmend të bëjmë ndonjë reagim specifik, për t’i bërë qefin ndonjërit, që me sa duket po kërkon me pahir polemikë për t’u bërë protagonist.

Gjithsesi, duhet thënë se kurrë, në asnjë rast, asnjë lojtar apo pjesëtar i stafit të Partizanit nuk është marrë me trajnerët dhe lojtarët apo problemet e brendshme të cilitdo klubi tjetër në përgjithësi dhe as të atyre të Tiranës në veçanti, edhe pse mundësia është krijuar shumë herë të paktën në këto 5 vitet e fundit.

Ndoshta dikush po përpiqet të justifikoje rrogën dhe në pamundësi për të bërë detyrën për të cilën paguhet, merr role të çuditshme në kërkim të vëmendjes së publikut, duke u shfaqur herë si kryetar shoqate, herë si anëtar i ndonjë grupimi tifozësh apo herë si opinionist sportiv me nivel të diskutueshëm.

Gjithsesi, të jeni të sigurt që ne si klub vijojmë punën për të arritur objektivat tanë sezonalë, natyrisht të shkëputur nga këto përpjekje banale për të na ngacmuar apo krijuar ndonjë destabilitet brenda klubit.

Dëshminë e qartë të kësaj pune dhe të gjendjes se brendshme të klubit dhe se kush ka probleme e kush jo, e gjeni në tabelën aktuale të klasifikimit”.

Related posts

SHORTI I KUPËS SË SHQIPËRISË/ Mësohen katër çiftet çerekfinale

F.autor

Kjo deklaratë e Breitner për Neymar tërbon Paris SG

Sadik.Autor

Djali i Marcelos gati për në ekipin e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment