Futboll Seria A Sport

TRAJNERI CONTE E DËSHIRON NË EKIP/ Futet në garë me “Zikaltërit” për mbrojtësin Florenzi klubi italian…

Alesandro Florenci nuk po gjen hapësira te Roma këtë sezon në drejtimin e Fonsekës, dhe po mendon largimin në merkaton e ardhshme.

Mbrojtësi nuk po luan as në kampionat, por as në Ligën e Europës, dhe po mendon të kalojë te një ekip tjetër ku mund të ketë më shumë minuta. Lojtari pëlqehet shumë nga tekniku zikaltër, Antonio Konte, i cili e ka trajnuar më parë edhe te kombëtarja e Italisë.

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se Interi mund të provojë në janar të afrojë lojtarin në ekip,  duke ditur që edhe ai do ta shikonte me një sy të mirë të bashkohej përsëri me Konten. Megjithatë tashmë edhe një ekip tjetër e dëshiron lojtarin në skuadër.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, drejtuesit e Fiorentinës prej kohësh e ndjekin lojtarin, dhe do të provojnë ta transferojnë në janar. Madje thuhet se drejtuesit vjollcë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me lojtarin së shpejti.

Related posts

KAMZA PËR REKORD/ 2 autogola në 3 minuta kundër Kukësit (VIDEO)

Isa.Autor

BROJA ËSHTË NJË “BISHË”/ Vetëm heroizimi i Sanchez i mohoi historinë sulmuesit shqiptar në shtesë

Delo.autor

TAKTIKA E KLOPIT PËR TË FITUAR NDESHJEN/ E udhëzon stafin ta pastrojë vetëm një pjesë të fushës

F.autor

Leave a Comment