Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ “Zonja e Vjetër” synon të “rrëmbejë” në janar yllin e Dortmund…

Juventusi duket se po përgatitet për një sulm të fortë ndaj Jadon Sanços, edhe pse një ide e tillë ka lindur falë një telefonate të marrë nga drejtuesit e Borusias së Dortmundit.

Nuk po flasim që kanë qenë gjermanët ata që ia kanë ofruar “Zonjës së Vjetër” talentin anglez të datëlindjes 2000, por verdhezinjtë kanë trokitur në Torino për të përforcuar skuadrën e tyre, në pritje të merkatos së janarit.

Njerëz të besuar të shefit të klubit, Hans-Joakim Vacke, të paktën siç raporton “calciomercato.it”, kanë qenë në orët e fundit në Torino, për të biseduar me drejtorin sportiv bardhezi, Fabio Paratiçi, mbi dy futbollistë në pronësi të Juventusit. Emrat që Dortmundi ka vënë në listën e shpenzimeve për merkaton e dimrit janë ato të mesfushorit gjerman, Emre Xhan, si dhe sulmuesi Federiko Bernardeski.

Për sa i përket të parit, tashmë dihet që Xhan nuk është i lumtur te kampionët e Italisë, jo vetëm si rrjedhojë e minutazhit të pakët në Serinë A, por edhe si rrjedhojë e lënies jashtë listës së Champions-it. Futbollisti me origjinë turke do ta pranonte me shumë dëshirë mundësinë për të luajtur me Dortmundin në janar, ndonëse Juventusi nuk do të tundohet lehtësisht.

Por edhe Bernardeski është një objektiv, për të cilin Dortmundi ka vënë në tavolinë 45 milionë euro, të njëjtën shifër që torinezët shpenzuan për t’ia rrëmbyer Fiorentinës dy vite më parë. Por pasi ka dëgjuar ofertat e emisarëve të Dortmundit, drejtorit Paratiçi i ka lindur një ide në kokë: të plotësojë kërkesat e gjermanëve për Emre Xhanin dhe Federiko Bernardeskin, në këmbim të Jadon Sanços, anësori ofensiv 18-vjeçar, i cili është shndërruar papritur në një çështje në skuadër.

Related posts

Plot 16 vite nga finalja e viti 2002, Ronaldo “fenomeni” nostalgjik: Vetëm Brazili ka 5

Sadik.Autor

I THEU KËMBËN LOJTARIT TË EVERTON/ Shoku i skuadrës rrëfen dramën e Son: Është i shkatërruar, vetëm……

Delo.autor

VIDEO/ Liverpool në avantazh ndaj Southampton, Firmino autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment