Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Shi, aksidente dhe spektakël në pistë. Ja cila u zgjodh gara më e bukur e 2019 (VIDEO)

Gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë është cilësuar si gara më e bukur sezonale e botërorit 2019 të Formula 1. Në faqen e saj zyrtare, Formula 1 organizoi një sondazh në lidhje me garën më të bukur. Me 23% të votave, gara e zhvilluar në pistën e Hockenheim është përzgjedhur nga fansat e këtij sporti si më spektakolarja e këtij viti.

Një garë që u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, me shiun që ishte protagonist i saj. Gara u fitua nga Max Verstappen (Red Bull), që e nisi keq atë por arriti të rikuperojë. I dyti u rendit Sebastian Vettel (Ferrari) dhe i treti Daniil Kvyat (Toro Rosso).

Në vendin e dytë të garave më të bukura të këtij sezoni u rendit gara e Çmimit të Madh të Brazlit (13% të votave) dhe në vend të tretë, me nga 3% secila, garat e zhvilluara në Austri dhe Itali.

Related posts

Verratti nuk e ka të qartë të ardhmen/ Italiani pritet të largohet nga PSG

Sadik.Autor

REAL MADRID-ATLETICO/ Kapiteni Koke: Do të jetë derbi i parë pa tifozë, një përvojë e çuditshme por…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Gjashtë vite më parë ngriti Kupën e Botës, sot bomberi mbetet pa ekip!

Delo.autor

Leave a Comment