Futboll Sport

U ARRESTUA 2 JAVË MË PARË NGA POLICIA/ Ja kush është futbollisti që dhunoi barbarisht lojtarin e Maliqit

Një incident i rëndë u regjistrua ditën e sotme gjatë ndeshjes të Kategorisë së Dytë, mes Këlcyrës dhe Maliqit. Futbollisti i Këlcyrës, Aristidh Çoli dhunoi barbarisht lojtarin e Maliqit me iniciale A.XH, i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, pas goditjes së rëndë që mori në nofull.

Coli

Kujtojmë që Çoli rezulton një person me precedent, teksa 2 javë më parë, ekzaktësisht më 15 tetor, u arrestua nga Policia së bashku me 4 persona të tjerë, teksa ushtronin në mënyrë të paligjshëm lojtar e fatit në Përmet, në një banesë të marrë me qira, teksa janë kapur në flagrancë duke luajtur poker.

Gjithashtu, Çoli sezonin e kaluar është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës për dhunë ndaj kundërshtarëve, teksa rezulton se mbrojtësi i Këlcyrës është një dhunues i rregullt.

Related posts

Epike përgjigja e Kloppit për kalimin e Romës në gjysmëfinale

Sadik.Autor

E KRAHASOJNË ME TIAGO SILVËN/ Eksperti: Braziliani nuk është për MILNIN

Isa.Autor

KËKON PËRFORCIME NË EKIP/ 30 milionë euro për një rezervë, Sarri i vë syrin ish-mesfushorit të Milan…

Delo.autor

Leave a Comment