Futboll La Liga Sport

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ PSG/ Ja sa do të mungojë Eden Hazard tek “Los Blancos”

Eden Hazardit i mungonte thjesht një ndeshje me dimensionet e asaj kundër PSGsë për të konfirmuar momentin e mirë që po kalon me fanellën e Realit të Madridit.

Pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer (por ende pa gol), belgu u detyrua që të largohej nga fusha e lojës pasi pati probleme në këmbën që u dëmtua në fillimin e sezonit. Zinedin Zidan e largoi nga fusha e lojës në minutën e 68-të dhe në fushë u fut Bejl, i cili sërish u fërshëllye nga tifozët.

Por kjo nuk ka shumë rëndësi në këto momente. Stoli u alarmua për dëmtimin e Hazardit, por ditën e djeshme pas ekzaminimeve të detajuara u konfirmua se ai ka marrë vetëm një goditje dhe do të mungojë vetëm 10 ditë.

Në këtë mënyrë, ai do të rikthehet më shpejt nga sa ishte parashikuar dhe Zinedin Zidan do ta ketë belgun në dispozicion.

Related posts

“E ADMIROJ GUARDIOLËN”/ Solskjaer thur elozhe: Në një derbi forma nuk ka…

Delo.autor

Barcelona e blinduar / Umtiti, titullari me klauzolën më të ulët

Sadik.Autor

PAS NJË SEZONI NË HIJE/ Dybala shijon pushimet në SHBA, Allegri urdhëron rinovimin e kontratës

Delo.autor

Leave a Comment