Futboll Seria A Sport

“MILAN ME ÇDO KUSHT NË CHAMPIONS”/ Flet Suso: Giampaolo nuk na bëri dot…

Pa dyshim nuk është sezoni i tij më i mirë te Milani, por Suso nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe kërkon të rifitojë zemrat milaniste. Spanjolli ka dhënë një intervistë për rrjetin “SKY” ku ka folur gjatë për karrierën e tij.

Si ndiheni në klub dhe në qytet?

Historia e fanellës kuqezi të shtyn gjithnjë të japësh makismumin. Me familjen time jam ndjerë shumë mirë që në momentet e para dhe më pëlqejnë si njerëzit ashtu edhe qyteti. Italia është një vend i ngjashëm me Spanjën, ushqimi më pëlqen dhe jam shumë i kënaqur.

Quheni Hezus, por të gjithë ju thërrasin “Suso”. Na e shpjegoni dot përse?

Sepse edhe im atë quhet Hezus si unë dhe nofkën e ka “Suso”. Kur isha i vogël, nisën të më thërrisnin Suso dhe më ngeli ai emërtim. Kam luajtur me këtë emër futboll dhe nuk kam pranuar të ndryshoj. Ëndrra ime ka qenë të bëhem futbollist profesionit dhe kur e shprehja këtë dëshirë, mësuesja tallej me mua. Ëndrra dhe nofka tashmë janë një realitet.

Si ka ndodhur kalimi te Milani?

Jam rritur në ekipet zinxhir të Kadizit. Isha 17 vjeç kur më kërkoi Liverpuli. Megjithëse isha pranë Realit, zgjodha Anglinë, sepse atje u japin më shumë hapësirë të rinjve. Pas një viti, u huazova tek Almeria dhe në kthim kuptova se nuk do të kisha minutazh në Angli. Milani ishte mundësia ideale dhe e kapa në ajër.suso

Edhe Milani ama ju huazoi…

Xhenoa ishte vetëm gjashtë muaj, por puna me Gasperinin më ndihmoi. Kur u ktheva te Milani, gjatë një miqësoreje, trajneri Montela pa menaxherin tim që bisedonte me një përfaqësues të Selta Vigos. U afrua dhe i tha që nuk do të më lejonte të largohesha. Që aty nisi rrugëtimi im te Milani.

Më pas u kthyet në një të paprekshëm edhe për Xhenaro Gatuzon…

Rinon e kisha parë të punonte me të rinjtë. Në kokën time kisha kujtimin e tij si lojtar i një Milani shumë të fortë. Me Montelën nuk punonin, ndërsa kur erdhi Gatuzo dhe na nisi një plan të ri stërvitor mendoja se gjatë ndeshjeve nuk do të kishim forcë as për të goditur topin. Ja që më pas doli e kundërta dhe u ndjeva keq kur u largua.

Çfarë nuk funksionoi me Xhampaolon?

Përpara se të luanim kundër Leçes, ishim katër pikë larg vendit të katërt. Ishim pranë Champions-it praktikisht, por me të nuk shikoja një skuadër. Nuk di si ta shpjegoj, ishte diçka e çuditshme.

Po me Piolin, si është gjendja?

Nuk e njihja, por kam luajtur kundër tij kur stërviste Fiorentinën dhe Interin. Mënyrat e tij më kujtojnë shumë Gatuzon dhe mund të them se më pëlqen, sepse na flet të gjithëve dhe kujdeset shumë për aspektin psikologjik.Suso

Përse tifozët ju kritikojnë pikërisht ju më tepër nga të gjithë?

Sepse presin që të jap më shumë dhe është normale që ndaj lojtarëve cilësorë të ketë pritshmëri. Nuk e di nëse do të më duhen dy apo tri ndeshje, por së shpejti do të jem në formë më të mirë. Më pas, së bashku me shokët, do të tentojmë kualifikimin në Champions, një kompeticion që mezi pres ta luaj.

Related posts

HARROHET RONALDO/ Zbuloni SUPER futbollistin që po FIRMOS me JUVENTUSIN

Isa.Autor

VIDEO/ Real Betis “macja e zezë” për Realin, i shënon duke barazuar lojën

Q.Autor

Rusi 2018/ Spiunazhi anglez modifikon telefonat e ekipit për në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment