Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

YLLI I KOMBËTARES VENDIMTAR NË SKOCI/ Sulmuesi Kamberi shënon golin e përmbysjes dhe i jep ekipit 3 pikët (VIDEO)

Florian Kamberi ishte një nga emrat e rinj të mbërritur në grumbullimin e Kombëtares gjatë muajit nëntor, për ndeshjet me Francën dhe Andorrën.

Kamberi nuk arriti të debutonte sepse dokumentacioni për të nuk ishte gati, por gjithsesi ai vazhdon formën e tij mjaft të mirë në Skoci, me ekipin e Hibernian ku aktivizohet. Kamberi gjeti golin në takimin e javës së 14-të, që u fitua nga Hibernian 3-1 në shtëpi ndaj Madhëruell.

Takimi u zhbllokua nga miqtë që në minutën e 9-të, me Poluorth, por ishte Doixh që në të 21-tën vuri baraspeshën.

Në minutën e 25-të, ishte radha e 24-vjeçarit Kamberi të shënonte golin e dytë, realizim që përmbysi shifrat për ekipin e tij. Kamberit i mbeti një top brenda në zonë, dhe pasi shmangu kundërshtarët arriti që me të majtën të çonte topin në fundin e rrjetës. Kamberi më pas la fushën e lojës në minutën e 68-të, për t’i lënë vendin Boil.

Më tej erdhi edhe goli i tretë për Hibernian, shënuar nga Horgan në minutat e fundit të takimit. Ky ishte goli i dytë për Kamberin në kampionat, ndërsa Hibernian shkon në kuotën e 15 pikëve në endin e 6-të në renditje.

Related posts

SHORTI I 1/8 NË EUROPA LEAGUE/ S’ka derbi të Romës! Lazio me fat, spikat Real Sociedad-Manchester United

F.autor

​Atletico mposht Valencian, ‘kërcënon’ Barcelonën kryesuese

Q.Autor

REALIZOI DY “MAGJI” NDAJ SUEDISË/ Ronaldo hyn në histori, tani mund ta thirrni CR101

Delo.autor

Leave a Comment