Futboll Premier League Sport

ZHYTEN NË KRIZË TË THELLË REZULTATESH/ “Djajtë e Kuq” mposhten nga Bournemouth

Tjetër hap fals në kampionat. Mançester Junajtid ka regjistruar humbjen e 4-t, teksa u mposht në transfertë nga Bornemuth me rezultatin 1-0, duke u zhytur në një krizë të thellë rezultatesh. Në 11 javë, “djajtë e kuq”, kanë arritur të sigurojnë vetëm 13 pikë, duke mbajtur momentalisht vendin e 8-të.

Ishte sulmuesi King, që në minutën e 45-të, iu dhuroi fitoren vendasve, të cilët u rikthyen tek rezultatet pozitive pas 5 javësh.

Në sfidën e radhës, Mançester Junajtid do të presë Brajtonin, teksa fitorja është detyrim për skuadrën e Solskjarej. Pas disfatës të sotme, stoli i trajnerit është lëkundur ndjeshëm, teksa shkarkimi duket shumë pranë.

Related posts

ECURIA/ Dominimi i ekipit të trajnerit Conte, shifrat “justifikojnë” bëmat

Delo.autor

DERBI LIVERPOOL-EVERTON/ Shikoni veprimin e tifozëve në “Anfield” që po bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

PAS DISFATËS NDAJ TIRANËS/ Trajneri Martini: Kur gabojmë gabojmë të gjithë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment