Futboll Sport

KA SHËNUAR 7 GOLA NË 4 NDESHJE NË CHAMPIONS/ Talenti i Salzburg i habit të gjithë: Flej me 5 të dashurat e mia…

Erling Braut Haaland është talenti më i ri i futbolli europian, me shtatë gola të shënuar në katër ndeshjet e para në Champions League.

Sulmuesi i Red Bull Salzburgut është grumbulluar nga ekipi i parë i Norvegjisë dhe ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, por ka bërë dhe shaka për hat-trick e shënuar.

“Gjëja më e mirë është të shënoj gola. Kam 5 topa në Salzburg për hat-trick e shënuar. Unë flej me ta, janë të dashurat e mia”, – thotë i riu me shaka.

“Jam i lumtur që jam thirrur nga Norvegjia, pres të fitojmë dy ndeshjet e radhës. Nuk mendoj se sa gola do të shënoj. Nuk mund të them se çfarë dua të përmirësoj, punoj me trajnerin dhe klubin”.

Nuk mund të mungonin pyetjet dhe për të ardhmen e tij. “I kam dëgjuar lajmet për mua. Juventus, Manchesteri dhe Reali? Ju e dini se si do të përgjigjem. S’kam koment. Të luaj me Ronaldon te Juventusi? Sërish asnjë koment”, – tha i ri.

Related posts

REALI NUK FAL/ Zidan: E dinim që do të ishim këtu në mars

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” E MERKATOS/ Pedulla: Reali ka arritur marrëveshjen, por duhet të paguëj 175 milionë euro

Delo.autor

KLOPP I “KLONUAR”/ Shikoni kopjen e pabesueshme të trajnerit. Kjo FOTO po bën namin në rrjet

Delo.autor

Leave a Comment