Futboll Seria A Sport

2019 VITI I “DEMIT” LAUTARO/ Nga emergjnca tek Conte, ja ecuria e yllit argjentinas

Kur i bashkohesh Interit me indikacion të Diego Militos, e për më shumë je një sulmues, duhet të kesh brenda teje diçka të veçantë. Është ajo që kanë menduar gjithë tifozët zikaltër kur, më shumë se një vit më parë, Lautaro Martinez zbarkon në Milano.

lautaro martinez

Kishte shënuar shumë me Rejsingun, por në Europë duhej testuar. Lëvizjet prej kampioni i kishte: shkathtësi në shënim, kombinime të shpejta, lojë me shpatulla nga porta. Por, siç dihet, Seria A është totalisht gjë tjetër.

Dhe pavarësisht një faze përgatitore entuziazmuese, ku shënoi edhe një gol me akrobaci në “Wanda Metropolitano” kundër Atletikos, Lautaro muajt e parë i shpërdoron, shkak edhe i një moduli që nuk e ndihmon. Tregon karakteristika të rëndësishme, shenja potenciali intriguese, por normalisht nuk arrin të bindë Spaletin: Ikardi ishte qendërsulmuesi i Interit dhe ajo skuadër nuk mund të luante me dy sulmues.

 VITI I “DEMIT” – Ky i kaluari, megjithatë, ishte një vit i madh për numrin 10 (vetëm 22 vjeç) dhe kjo u nis të kuptohej që në javën e parafundit të sezonit të kaluar: Inter-Napoli, një sfidë e tendosur, e rëndësishme për përmbysur hierarkitë në Serinë A. Dhe në të 90-tën, “Demi” koordinohet në zonën e rreptësisë, bën të ndalet topi në rrjetë dhe feston me tërbim pas atyre gjashtë muajve në “zinxhir”.

2019-a për Interin nis keq: një barazim i vakët me Sasuolon, dy humbje me Torinon e Bolonjsa dhe stoli i Spaletit nis të lëkundet. Në ndeshjen pasardhëse, kundër Parmës, Martinez hyn dhe shënon golin e fitores. Pas kësaj ndeshjeje është një tjetër histori, që nis me çështjen “Ikardi”.

DERBI – Por Lautaro fiton zemrat e tifozëve interistë në një natë marsi, në derbin e kthimit në fushën e Milanit: udhëheq skuadrën, e parakaluar disa javë më parë nga kuqezinjtë në klasifikim dhe ndihmon zikaltrit të rikthehen në vendin e tretë, pa parë më prapa për gjithë pjesën e mbetur të kampionatit. Kundër “kushërinjve”, Lautaro shënon dy gola dhe regjistron një asist, si kurorëzim i një sfide perfekte. Ikardi shpejt do të rikthehej, por e ardhmja është Martinez.

KONTE – Spaleti largohet, afrohet Konte që sjell aromë revolucioni. Ka vetëm fjalë të ëmbla për Lautaron, që nga konferenca e parë për shtyp. Lautaro luan në e Amerikës (së fundmi e ka komplimentuar edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni: “nuk është më surprizë, por një sulmues i kompletuar”) dhe i bashkohet trajnerit vetëm në gusht.

Konte

Ndërkohë qarkullojnë zërat për Xhekon, Zhirunë e Sançezin. Sezoni nis në shenjën e dyshes Lukaku-Lautaro që nga ndeshja e parë, por Konte zëvendëson gjithmonë argjentinasin duke e alternuar me Sançezin ose Politanon. “Demi” luan në mënyrë solide, humbet pak topa dhe vazhdon të ndihmojë manovrën.

EMERGJENCA – Sezoni pëson një kthesë kur Konte gjendet me lojtarët e numëruar dhe nuk ka zgjidhje në pankinë: lufton vetëm me “LuLa”-n. Të dy përgjigjen gati dhe ofron paraqitje monstruoze. Shenjën e parë e japin me Sasuolon, kur të dy shënojnë secili nga një dopietë: do të ishte vetëm spektakli i parë i një sezoni special.

lautaro inter

Lautaro me kalimin e kohës shndërrohet në një alternativë të besueshme, një futbollist që mban gjithmonë të lartë adrenalinën për të goditur kur është nevoja. Ka shënuar 13 gola, këtë sezon, nga të cilët 5 në Champions: shumë në 30 minutat e para, duke legjitimuar një përqendrim përgjatë gjithë ndeshjes.

Related posts

COPPA ITALIA/ “Mikpritja” zgjat vetëm 2 minuta, Dzeko ndëshkon Romën (VIDEO)

Delo.autor

UEFA u bën tifozëve këtë pyetje për Valon Berishën…

Sadik.Autor

NDRYSHON HIERARKIA TEK KAMPIONËT/ Ja kush do jetë goditës i penalltive te Partizani

Delo.autor

Leave a Comment