Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA OZUNI TEK VEDAT MURIQI/ Ja 9 futbollistët e aktivizuar në Superiore që tani vlejnë miliona euro

Plot 9 futbollistë që në dekadën e fundit janë aktivizuar në Kategorinë Superiore, me skuadra të ndryshme, rezultojnë me vlerë mbi 1 milion euro, sipas “Transfermarkt”, faqes që merret me llogaritjen e vlerave ekonomikeve të klubeve dhe lojtarëve nëpër botë.

BeFunky-collage

Në një hulumtim të “Panorama Sport” rezulton se lista kryesohet nga shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili në sezonin 2013-2014 ka qenë pjesë e Teutës dhe Besës së Kavajës. Sulmuesi aktualisht është pjesë e Fenerbahçes në Superligën turke, teksa vlera e tij në “Transfermarkt” është plot 8 milionë euro.

Në vend të dytë qëndron ish-mbrojtësi i Partizanit, në sezonet 2013-2015, Amir Rrahmani, i cili është pjesë e Veronës dhe vlera e tij aktuale, gjithmonë sipas “Transfermakrt” është 6 milionë euro. Vendin e tretë në podium e mban ish-futbollisti i Bylisit dhe Skënderbeut, Piter Olainka, që aktualisht është pjesë e Slavias së Pragës dhe vlen 4.5 milionë euro.  Lista e futbollistëve që janë aktivizuar në Kategorinë Superiore dhe aktualisht vlejnë të paktën 1 milionë euro, mbyllet nga Myrto Uzuni.

LISTA: 

  • Vedat Muriqi 8 milionë euro (Teuta, Besa)
  • Amir Rrahmani 6 milionë euro (Partizani)
  • Piter Olainka 4.5 milionë euro (Bylis, Skënderbeu)
  • Kaleb Ekuban 4 milionë euro (Partizani)
  • Ali Soue 2.5 milionë euro (Skënderbeu)
  • Bernard Berisha 2 milionë euro (Besa, Skënderbeu)
  • Bekim Balaj 1.3 milionë euro (Vllaznia, Tirana)
  • Odise Roshi 1.2 milion euro (Apolonia, Flamurtari)
  • Myrto Uzuni 1 milion euro (Laçi)

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mbyllet mbledhja, Premier League vendos për kampionatit. Ja çfarë do të ndodhë

Delo.autor

SHËNOI GOLIN E PARË ME JUVENTUS/ Ramsey sapo ka “mallkuar” Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA GJERMANIA DHE KATARI/ Valdet Rama “shokon” Kukësin, ja vedimi që merr

Delo.autor

Leave a Comment