Futboll

Van Dijk: Liverpooli është gati për “ndeshjen e jetës”…

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, po pret me padurim sfidën kundër Manchester City në çerekfinalet e Champions League, mesjavën e ardhshme.

Golat e shënuar nga Sadio Mane dhe Mohamed Salah i ndihmuan “të kuqtë” në fitoren 2-1 ndaj Crystal Palace, të shtunën në “Selhurst Park”, në atë që ishte ndeshja e 100-të për trajnerin Jurgen Klopp në Premier League.

Liverpool ka shumë pak kohë për të festuar, pasi të mërkurën do të presë City në “Anfield Road” në veprimtarinë elitare…

“Po e pres me padurim këtë ndeshje. Do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Champions League. Çdo futbollist me ëndërron mundësinë për të luajtur në çerekfinalet e Champions dhe ne jemi të përgatitur për të mposhtur Manchester City,” – deklaroi Van Dijk.

Liverpool renditet në vendin e tretë të Premier League, me dy pikë avantazh ndaj Tottenham të vendit të katërt.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, Mbyllet pjesa e parë. Sukaj vendos në Vlorë

Delo.autor

COVID-19 PO I PRISH FAZËN PËRGATITORE/ Leje speciale nga qeveria për vaksinimin për mesfushorin Bare

Delo.autor

FUTET NË DUEL ME REAL MADRIDIN/ “Djajtë e Kuq” kërkon të marrë mesfushorin e Tottenhamit…

Delo.autor

Leave a Comment