Futboll Kosova Sport

6 MUAJ JASHTË FUSHAVE PAS DËMTIMIT/ Rrëfen ylli i Kosovës dhe gëzon tifozët: Po rikarikoj bateritë për…

Ylli i Kosovës Arbër Zeneli mund të vrapojë.

Sulmuesi i skuadrës franceze Stade-dë-Reim rrëfen për herë të parë për kanalin e klubit pas dëmtimit në ligament. Ai tregon se tashmë ndihet mirë që faza e rikuperimit po shkon në mënyrën e duhur.

Për sa i përket rikthimit në fushë, 24-vjeçari shton se do të karikojë bateritë që viti 2020 ta gjejë duke luajtur dhe në formën më të mirë të mundshme.

Faza e rikuperimit pas dëmtimit në ndeshjen me Malin e Zi – Rehabilitimi po shkon shumë mirë. Fillimisht, nuk mund të lëvizja shumë dhe kjo gjë më nervozonte, sepse po po trajnohesha vetëm për pjesën e sipërme të trupit. Pastaj, isha në gjendje të vrapoja dhe po bëhej çdo gjë e më e lehtë. Tani kam ardhur në fund të kësaj maratone dhe mundem të vrapoj në drejtime të ndryshme. Më duhet të tregohem të i duruar për të realizuar hapat e fundit.

Përshtypjet për 2019 – Ka qenë një vit i vështirë, por jam profesionist. Kam bërë më të mirë gjatë muajve të fundit. Më mungon familja dhe fusha dhe gjatë këtyre ditëve të fundit të vitit po rikarikoj bateritë përpara se të nisë 2020, të cilin e pres të jetë një vit madhështor”, shprehet sulmuesi anësor i Kosovës Zeneli.

zeneli

Related posts

“KUR TË VDES, HIRI I TRUPIT TIM TË SHPËRNDAHET NË…”/ Habit mbrojtësi i Tottenham: Jam shumë i lidhur me klubin

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Juventus – Udinese

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Friends Arena” dhe arrin Spanjën në krye të grupit

Delo.autor

Leave a Comment