Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Klubi i Tiranës vendos të mbajë trajnerin Egbo deri në…

Emanuel Egbo do të vijojë të drejtojë Tiranën. Sipas burimeve të Supersport drejtuesit e klubit tashmë kanë vendosur dhe në stolin e bardhebluve do të qëndrojë trajneri nigerian, i cili mori tri fitore të njëpasnjëshme në mbyllje të 2019-ës dhe i dha një tjetër motivim skuadrës. Egbo e nisi këtë aventurë si trajnerë emergjence pas shkarkimit të Ahmatajt dhe disa herë shpejtoi të theksonte se Tiranës i duhet dikush me më shumë përvojë dhe se ai vetë edhe për çështje shëndetësore nuk mund ta drejtonte ekipin, megjithatë duke mos hezituar për t’ia lënë në dorë verdiktin përfundimtar presidentit Halili, i cili tashmë ka vendosur.

Nga janari ish portieri i Tiranës e Bylisit, nuk do të mendojë më afat shkurtër, por do të nisë fazën përgatitore duke projektuar pjesën  e dytë të sezonit jo më si një trajner emergjence dhe i përkohshëm por si drejtuesi kryesor i stolit të Tiranës. Egbo prej disa vitesh është pjesë e stafit teknik duke qënë në rolin e përgatitësit të portierëve ndërkohë që e njeh mjaft mirë edhe ambjentin duke qënë se ka luajtur nga viti 2001 deri në 2004-ën më fanellën bardheblu duke fituar edhe 2 tituj kampion.

Tashmë është e sigurt në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Bylisit në fund të janarit, kostumi ose veshja sportive e Egbos nuk do të jetë më e përkoshme, me drejtuesit e që shpresojnë të përsëritet historia e Di Matteo tek Chelsea në 2012-ën. 46-vjeçari nigerian në 3 ndeshje deri më tani ja doli të thyente 2-1 Partizanin, fitoi 2-0 ndaj Flamurtarit dhe triumfoi 1-2 me përmbysje në Laç. Tirana për momentin mban vendin e 3-të me 28 pikë, 3 më pak se Kukësi kryesues.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË DJALLI/ Nga Low te Pochettino, zbulohen kandidatët e Belgjikës

F.autor

Belgjika bën përmbysjen e çmendur duke u kualifikuar në çerekfinale, Japonia jashtë “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

GJERMANIA 1 FITORE NË 4 NDESHJET E FUNDIT/ Matues kritika Lëvit: Mjaft me eksperimente

Delo.autor

Leave a Comment