Futboll Premier League Sport

ARSENAL NË KËRKIM TË STOLIT/ “Topçinjtë” piketojnë si drejtuesin e ri të ekipit…

Ish-kapiteni dhe ikona e Arsenalit në vitet ’90-‘2000 Patrik Vieira shihet si njëri prej kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e ‘’Topçinjve’’.

Viera Arsenal

Drejtuesit e klubit londinez nuk i varin shpresat te zgjidhja e përkohshme Fredi Ljunberg, por tek ish-kampioni i botës dhe Europës Vieira. Mediat e huaja supozojnë se Vieira vlerësohet për karakterin dhe eksperiencën në fushën e trajnimit.

Arsenali po kalon një nga sezonet më zhgënjyese në historinë e tij dhe opsionet për të gjetur trajnerin e ri sa vijnë e po rrallohen.

Arsenali

Vieira luajti për 9 vite me Arsenalin (1996-2005) duke shkruar disa nga faqet më të ndritura në historinë e klubit anglez. Së bashku me Arsene Vengerin, francezi fitoi 3 kampionate (1998, 2002 dhe 2004) duke e transformuar Arsenalin e asaj kohë në njërën prej skuadrave më të fuqishme të Europës së bashku me Tierri Henrinë, Robert Piresin, Sol Kambëllin, Denis Bergkampin, etj. Vieira gjithashtu mbajti dhe shiritin e kapitenit. Ish-mesfushori fitoi trofe dhe në Itali me Juventuesin dhe Milanin.

Për sa i përket karrierës si trajner, ai ka drejtuar ekipin amerikan të Nju Jork Sitit, kurse tani komandon skuadrën franceze të Nisës.

Related posts

UEFA BEFASON me lojtarin më të mirë të javës në “Europa League”

Sadik.Autor

(VIDEO) Ju prezantojmë tifozin e çmendur të Liverpulit, që i vuri vajzës emrin e këngës…

Q.Autor

DHUNA E BASKETBOLLISTIT DALIU NDAJ GJYQTARIT/ Reagon shoku i tij tek Tirana: Ra pre e provokimeve të…

Delo.autor

Leave a Comment