Futboll Seria A Sport

INTER NË KRIZË/ Lukaku mungon gjatë, Conte i var shpresat tek “killeri”…

Një Inter në krizë rezultatesh kërkon kthesën të dielën në fushën e Atalantës, një tjetër skuadër që nuk po kalon një moment të mirë forme. Dhe kundër bergamaskëve, Antonio Konte me shumë mundësi nuk do të ketë sërish në dispozicion Romelu Lukakun, i cili të martën kreu vetëm terapi. Me ndalesën e kombëtareve në dyer, në ambientet zikaltër nuk ka asnjë qëllim të përshpejtojnë kohët, aq më shumë sepse mungesa e belgut në Bergamo do t’i kursente thirrjen nga ana e Belgjikës.

Marota ka kërkuar duke ngritur zërin në mbrojtje për futbollistët e tij, në një moment vërtet delikat mes rrezikut “COVID” dhe dëmtimeve për shkak të angazhimeve të shumta. Lukaku është thelbësor për Konten, por sezoni është i gjatë dhe me problemet muskulore nuk bëhet shaka. Mungesa e bomberit të skuadrës kundër Atalantës do të ishte me peshë, por në krahun tjetër do t’i lejonte të rikuperonte pa rreziqe dhe të mungonte në miqësoren kundër Zvicrës (të mërkurën 11 nëntor) që do të pasohet nga sfida e Ligës së Kombeve me Anglinë (të dielën 15 nëntor) dhe Danimarkën (të mërkurën 18 nëntor). Në vendin e tij mendohet të jetë Sançez, në fushë në fundin e ndeshjes në Madrid dhe plotësisht i riaftësuar nga dëmtimi në kofshë.

MARTINEZ KËRKON SKENËN – Ndërkohë Lautaro po kërkon skenën. Testin e personalitetit e kaloi. Në fushë, me një gol prej sulmuesi të madh dhe duke nisur aksionin e barazimit të Perisiç. E më pas jashtë kuadratit, kur gjeti me kthjelltësi fjalët e duhura për të pranuar zhgënjimin për humbjen dhe për t’iu përgjigjur kritikave të periudhës së fundit. Interi në Madrid rigjeti “Demin” dhe ky është me siguri lajmi më i mirë i së martës së Champions-it.

Nevojitet një provë prej lideri në mungesë të Lukakut dhe Martinez i është përgjigjur thirrjes. Duke ngarkuar skuadrën në shpatulla për përmbysjen. Spanja i sjell mirë, përtej sirenave të merkatos. Vitin e kaluar në Barcelonë tregoi se është gati për futbollin e madh, të martën në Madrid e konfirmoi. Dhe shifrat i japin të drejtë: është i vetmi lojtar i lindur nga viti 1996 e më pas që i ka shënuar në Champions si Barçës po ashtu edhe Realit. Gjithashtu, është i pari i një skuadre italiane që ka shënuar dhe shërbyer një asist në Champions kundër Realit nga viti 2008 e më sot. Pra, është rikthyer Lautaro i vërtetë. Pikërisht në muajin vendimtar për rinovimin e tij.

Related posts

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË DILEMË/ Një darkë e kthen Sarrin në Serinë A, ja ekipi

Delo.autor

MOS I BESONI SYVE/ Talenti Vinicius nuk shënon nga 5 metra (VIDEO)

Delo.autor

LUIZA GEGA NUK I VENDOS VETES LIMITE/ Rekord absolut me tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik

F.autor

Leave a Comment